SERBI - Tre ditë përpara sfidës së Serbisë me Shqipërinë më 14 Tetor, kapiteni i kombëtares serbe, Ivanoviç e ka përcaktuar atë një ndeshje të vështirë. Gjatë një deklarate pas ndeshjes së të shtunës Armeni-Serbi që përfundoi në barazim 1-1, kapiteni komentoi edhe përballjen me Shqipërinë.
“Pas barazimit me Armeninë, presim që të luajmë më mirë me Shqipërinë. Është një ndeshje e vështirë, por është e rëndësishme që stadiumi të jetë plot me tifozë. Na duhet një mbështetje e madhe prej tyre që të marrim 3 pikët e fitores.
Duhet të përqëndrohemi për të arritur qëllimin tonë”, tha për mediat serbe kapiteni i Serbisë, Ivanoviç.
Nga ana tjetër, edhe autori i golit të barazimit me Armeninë, Tosiç tha se është e nevojshme fitorja në ndeshjen e ardhshme me ekipin kombëtar të Shqipërisë.
Sfida e vlefshme për eliminatoret Euro 2016 Serbi - Shqipëri luhet të martën më 14 Tetor në Beograd.
(v.gj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com