Euro 2016, Shulku sqaron: Ja si
do ndahen biletat për shqiptarët

Euro 2016, Shulku sqaron: Ja si<br />do ndahen biletat për shqiptarët
‘Nëse nuk kualifikohemi në vendin e parë ose të dytë do të tentojmë si e treta më e mirë duke pasur parasysh formulën e re që do të aplikohet për herë të parë nga UEFA në një Kampionat Europian”.
 
Kjo është deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Parisi ku u hodh shorti për Kampionatin Europian, që do të mbahet nga 10 qershori- 10 korrik 2016.
 
Shulku ka vlerësuar kundërshtarët që ‘goglat’ u vendosën përballë si mjaft të vështirë. “Kundërshtarët janë shumë të fortë, ashtu sikur ishin parashikuar, nuk janë aspak të lehtë.
 
Megjithatë ne shpresojmë, pasi do të shkojmë për të marrë maksimumin në Francë”tha ai.
 
Në vazhdim të deklaratës së tij, Shulku shpreson që ekipi të jetë i plotë në Francë dhe të mos ketë dëmtime.
 
“Uroj që asnjë nga lojtarët të mos jetë i dëmtuar dhe të gjithë të jenë në dispozicion të trajnerit gjatë grumbullimit në Francë, pasi mungesat do të na penalizonin”theksoi më tej numri dy i FSHF.
 
Në fund edhe një koment për biletat, që do të dalin në treg nga ora 12:00 e ditës së sotme në faqen e UEFA-s.
 
“FSHF do të ketë një numër të vogël biletash në dispozicion, pasi pjesa tjetër do të menaxhohet nga UEFA”përfundoi Ilir Shulku. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë