Euro 2020/ Italia thyen rekordin 82-vjeçar pas fitores me Austrinë, analiza: 'Axurrët' me pankinë kualitative

Italia ia doli në 1/8 e kampionatit Europian kundër Austrisë vetëm në shtesë, duke e mposhtur 2-1, por ky rezultat solli edhe thyerjen e një rekordi 82-vjeçar për ‘axurrët’. Ekipi i drejtuar nga Mancini, duke llogaritur edhe fitoren 2-1 në shtesë kundër Austrisë, nuk njeh humbje prej 31 ndeshjesh. Më parë këtë rekord e mbante ekipi legjendar i Italisë i drejtuar nga Vitorio Pozzo.

Duke qenë se kundër Austrisë nuk pësoi gol deri në minutën e 114 Italia shënoi edhe një tjetër rekord. ‘Axurrët’ gjatë ecurisë së fundit tepër pozitive e mbajtën portën të paprekur për 1168 minuta, ndërsa më herët ky rekord ishte 1143 minuta.

Ndërkohë të gjithë analistët në Itali fitoren kundër Austrisë ia atribuan lojtarëve që u futën si zëvendësues. Madje edhe autorët e golave Chiesa dhe Pessina erdhën pikërisht nga pankina. Përveç këtyre të dyve Mancini aktivizoi edhe lojtarë të tjerë si Locatelli, Belotti dhe Cristante, duke treguar në këtë mënyrë edhe potencialin që Italia ka në stol.

Sakaq përsa i përket turit tjetër në Europian që është ai çerekfinal trajneri Mancini është shprehur se nuk ka preferenca në një kohë kur dihet se kundërshtari do jetë mes Belgjikës dhe Portugalisë. Madje sipas Mancinit përballje me Austrisë ‘do jetë më e vështirë se sa ajo e ardhshmja’.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës