Pas disfatës me Holandën Ukraina ka marrë fitoren e parë në kampionatin europian. Të besuarit e Shevshenkos kanë mposhtur jo me pak vështirësi 2-1 Maqedoninë e Veriut, që nga ana tjetër është thuajse e eliminuar në fazën e grupeve.
Për të parë golin e parë u desh të vinte minuta e 29 me Yarmolenko-n, i cili nuk mund të gabonte me portën thuajse të boshatisur.
Goli solli entuziazëm te ukrainasit që 5 minuta më pas dyfishuan me Jarmenchuk.Në pjesën e dytë Maqedonia e Veriut ndryshoi marsh dhe u rikthyer në lojë me penalltinë e kthyer në gol në tentativën e dytë nga shqiptari Alioski.
Në vijim Ukraina humbi një 11 metërsh, ndërsa Maqedonia pavarësisht tentativava nuk mundi t’i jepte një tjetër udhë takimit.