Euro 2020/ Rrugëtimi i Italisë në finale, nga 'xixat' me Turqinë te provat me Austrinë dhe Spanjën

Euro 2020/ Rrugëtimi i Italisë në finale, nga 'xixat' me Turqinë te provat me Austrinë dhe Spanjën

Itali-Turqi ishte ndeshja hapëse e Europianit dhe si e tillë nuk zhgënjeu. ‘Axurrët’ treguan supermacinë e tyre duke fituar 3-0 dhe duke dhënë një mesazh të qartë se këtë kampionati Europian do të ishin tepër dinjitoz.

Imazhin e një Italie pretendente e krijoi më shumti ndeshja e dytë në grupin A ku ‘axurrët’ fituan po 3-0 kundër Zvicrës, që konsiderohej një kockë e fortë e këtij Europiani. Golat në këtë përballlje u realizuan nga Locatelli ‘dopietë’ dhe Immobile.

Me në xhep kualifikimin, në sfidën e tretë të grupeve, Italia e rekordeve hyri me fomacionin e dytë në fushë kundër Uellsit. Pavarësisht këtyre detajeve të besuarit e Mancinit fituan 1-0 me gol të Pessina-s. Në këtë mënyrë Italia u bë skuadra e parë që kualifikohet me pikë të plota nga grupet në këtë Europian.

I vetmi moment ku Italia nuk tregoi veten në këtë Europian ishte në 1/8 kundër Austrisë. Këta të fundit rezultuan më të fortë se ç’priteshin, duke e dërguar ndeshjen në shtesë pasi 90 minutat u mbyllën 0-0. Në shtesë Italia ia doli të kualifikohej me rezultatin 2-1.

Prova e së vërtetës për Italinë ishte në çerekfinale kundër Belgjikës të konsideruar si pretendentja numër 2 për ta fituar Europianin. Gjithsesi ‘axurrët’ me pak vështirësi ia arritën të fitonin 2-1 dhe të tregonin një futboll kompakt.

Në gjysmëfinale Italia u vendos përballë Spanjës teknike dhe të shpejtë dhe pavarësisht rrethanave prenë biletën e finales me penallti. 90 minutat në Londër u mbyllën me shifrat 1-1.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?