Me mbylljen e fazës së grupeve në 1/8 dy përballjet e para do jenë mes Uellsit dhe Danimarkës, ndërsa Austria do të masë forcën me Italinë.
Po në fazën e parë me eliminim direkt do të ndeshen Holanda me Republikën Çeke, por mbi të gjitha spikat Angli-Gjermani. Gjithashtu është konfirmuar se Spanja në 1/8 do të luajë përballë Kroacisë, Suedia do masë forcat me Ukrainën, Belgjika do ketë një kundërshtar të vështirë si Portugalia, ndërsa Franca, që është edhe kampionia e botës, do luajë me Zvicrën.
Komento