‘Euro 2020’ do të startojë nesër më ndeshjen e parë Itali-Turqi në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë. Në ceremoninë e hapjes së kampionatin europian do të këndojë edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, me këngën e tij UNO.
Në skenë do të ngjitet edhe Andrea Boceli, ndërsa Ermal Meta do të këndoj pikërisht pak para nisjes së ndeshjes Itali-Turqi.
Vetë kënga UNO flet për një udhëtim me fjalë dhe muzikë që shkon në çdo fushë futbolli dhe tregon se ku nuk është e nevojshme të jesh i famshëm për të luajtur sport dhe shijuar atë.
Në kampionatin europian të futbolli do të përballen 24 skuadra finaliste, turne që do të zgjasë plot një muaj dhe finalja e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të alnglisë Wembli. Për herë të parë do të kthehen edhe tifozët në sadiume, vendim që mori Uefa. Nesër në mbrëmjë në shkallët e Olimpikos do të jenë 14 mijë spektatorë që kanë kaluar covidin, janë vaksinura ose kanë një test negativ covidi.