Ndeshja Kroaci-Shqipëri duhet të ishte sfida më e “zjarrtë” e këtij Evropiani, për faktin se dy vende ballkanase po përballeshin me njëri tjetrin për Euro 2024.
Mirëpo ajo që u vu re ishte se edhe përpara edhe pas ndeshjes të dy tifozëritë mbështetën skuadrën e zemrës duke treguar respektin maksimal mes njëri-tjetrit.
‘Ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë’ së bashku me tifozët kroatë dhuruan emocione dhe një atmosferë fantastike në rrugët e Hamburgut, detaje që tërhoqën vëmendjen e UEFA-s.
Komento