Euro 2024/ Dita e dytë e stërvitjes, Kombëtarja lë nesër Shqipërinë! Tre lojtarë bashkohen në Austri, Sylvinho merr dy futbollistë nga kampionati shqiptar

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje stërvitjen e dytë në "Shtëpinë e Futbollit", në përgatitjet e Euro 2024. Të grumbulluar prej së mërkurës, u vu re mungesa e tre futbollistëve.

Nga 27 emrat e thirrur, sot mungojnë Abrashi, Seferi dhe Gjimshiti që do bashkohen me kuqezinjtë në Austri. Nesër Kombëtatja do zhvendoset nga Shqipëria për fazën përgatitore në Graz të Austrisë. Për te kompletuar grupin, sot për stërvitje Sylvinho ka marrë nga ekipi kombëtar U-21 Rejan Alivodën e Vllaznisë dhe Maksutin e Apolonisë.

Ndërkohë portieri Elhan Kastrati ka kaluar një gjendje të lehtë gripale dhe ngarkesa fizike për të ka qenë më e kufizuar. Kujtojmë se nga 27 emrat e grumbulluar, njëri prej tyre do largohet dhe 26 futbollistë do përfaqësojnë kombin në Gjermani.

Nëse nuk do ketë lëndime lista do jetë e njëjtë, ndërsa në rast të ndonjë surprize deri më datën 7 qershor duhet të dorëzohet lista finale në UEFA. Përpara udhëtimit në Dortmund, kuqezinjtë do përgatiten në Graz të Austrisë dhe në datën 3 dhe 7 qershor do luajnë dy miqësore në Hungari, kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.

Ndeshjet e Kombëtares në Grupin B

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave