Euro 2024/ Finale mbretërore në Berlin, gjithçka duhet të dini për përballjen Spanjë - Angli

Euro 2024/ Finale mbretërore në Berlin, gjithçka duhet të dini për përballjen Spanjë - Angli

Yamal dhe Bellingham

Spanja dhe Anglia do përballen në finalen e madhe të Euro 2024, ndeshje kjo që është programuar për të dielën e 14 korrikut në orën 21:00 në "Olimpiastadion" të Berlinit.

Finalja mes tyre është 'mbretërore', duke qenë se dy vendet kanë Mbretin në krye të shtetit. Përballja mes tyre do jetë e 28-ta në histori, me peshoren që anon nga ana e Anglisë.

13 ndeshje kanë fituar "Tre Luanët", kundrejt 10-të të Spanjës. Ndërkohë katër ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim. Në pesë ndeshjet e fundit, dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim.

Anglia dhe Spanja kanë një histori të gjatë përballjesh, me shumë ndeshje të rëndësishme në kompeticione ndërkombëtare. E fundit ndeshje e madhe midis këtyre dy ekipeve ishte në UEFA Nations League, ku Anglia fitoi 3-2 në vitin 2018.

Përballë janë trajnerët Luis de la Fuente dhe Gareth Southgate, me spanjollin që e ka finalen e parë, ndërsa anglezi të dytën radhazi, teksa tre vite më parë u mposht në Uembley nga Italia në finalen e Euro 2020 (zhvilluar në vitin 2021 prej masave të pandemisë Covid-19).

Ecuria e Spanjës

Spanja ka pasur një rrugë të fortë deri në finale, duke mposhtur kundërshtarë të fortë si Italia, Shqipëria dhe Kroacia në grupe, ndërsa në fazën e eliminimit direkt, fillimisht mposhti Gjeorgjinë, pastaj rrëzoi gjigantë si Gjermania dhe Franca. 'La Roja' ka shënuar 13 gola, ndërsa ka pësuar vetëm tri deri tani në Euro 2024.

Ecuria e Anglisë

Në anën tjetër edhe pse pritej ta kishte rrugën e lehtë, Anglia hasi në shumë vështirësi, pasi që në grup edhe pse doli e para, mori vetëm një fitore me Serbinë, ndërsa barazoi me Danimarkën dhe Slloveninë. Në fazën me eliminim direkt mposhti në shtesë Sllovakinë, pastaj Zvicrën me penallti, ndërsa dje eliminoi Holandën për të kapur finalen. Anglia deri tani ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka pësuar katër.

Spanja e ka fituar tre herë trofeun e Europianit, në vitet 1964, 2008 dhe 2012. Nga ana tjetër Anglia nuk ka asnjë trofe në këtë event. UEFA ende nuk e ka përcaktuar arbitrin e finales, teksa me gjasë do jetë polaku Szymon Marciniak.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?