'Squawka', një medie me bazë në Londër e cila merret me të dhënat dhe statistikat në sport, ka analizuar edhe ndeshjet e Shqipërisë në Euro 2024. Edhe pse në letër kuqezinjtë janë skuadra e dytë më e dobët, ekspertët britanikë të statistikave bëjnë një përshkrim dhe thonë se në fushë Kombëtarja mund të trondisë Italinë në 15 qershor, sfidë kjo për Grupin B.
Media në fjalë e nis analizën duke thënë se për Italinë kampione Europe në fuqi nuk mund të kishte një ndeshje më të lehtë, të paktën në letër, se ajo kundër Shqipërisë; teksa shton se Italia mund të 'rrëzohet' nëse nënvlerëson kuqezinjtë.
Gjithashtu, si kundërshtari më pa përvojë në nivelin evropian, kuqezinjtë shihen nga tre rivalët Italia, Spanja dhe Kroacia si "pikë të sigurta" dhe një mundësi për t'u ngjitur në renditjen e Grupit B.
Italia dhe Shqipëria hapin llogaritë e tyre në Euro 2024 më 15 qershor në Dortmund me të dyja në kërkim të tri pikëve për të nisur fushatën e tyre në mënyrë të suksesshme.
Shqipëria kryesoi Grupin E për t'u kualifikuar, duke përfunduar përpara Republikës Çeke dhe Polonisë në rrugën e suksesit. Humbja e tyre e vetme në kualifikime erdhi në ndeshjen e parë, kundër Polonisë, por ajo mbeti e pamposhtur më pas.
Itali - Shqipëri kokë më kokë
Nuk është surprizë e madhe të mësosh se rekordi i Italisë ndaj Shqipërisë është pozitiv, me skuadrën italiane që i ka fituar të katërta ndeshjet e zhvilluara kundër kuqezinjve. Shqipëria ka gjetur vetëm një herë rrjetën kundër Italisë, në takimin e fundit në vitin 2022.
Data
| Rezultati
| Vendi
|
16/11/22
| 3-1
| Stadiumi Air Albania, Tiranë
|
09/10/17
| 1-0
| Stadiumi Loro Borici, Shkoder
|
24/03/17
| 2-0
| Stadiumi Renzo Barbera, Palermo
|
18/11/14
| 1-0
| Stadiumi Luigi Ferraris, Genova
|
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 1218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28