Euro 2024/ Gazetari Ernest Koçi: Spanja dhe Anglia superfavoritë sot! Pas eliminimit të Kombëtares ka rënë interesi për Europianin

Kampionati Europian ka hyrë në fazën më të nxehtë, atë të ndeshjeve me eliminim direkt. Sot luhen dy ndeshje të tjera të fazës 1/8. Në orën 18:00 zbresin në fushë Anglia dhe Sllovakia, ndërsa në mbrëmje luhet Spanjë – Gjeorgji.

Gazetari Ernest Koçi bëri një rezyme të dy takimeve të sotme në studion e Report Tv. Për Rovena Nezirin, gazetari i sportit u shpreh se kemi në këtë fazë një skuadër pa shumë yje si Gjeorgjia që kërkon surprizën ndaj Spanjës.

'Gjeorgjia shkon për herë të parë në europian dhe goditi duke kaluar grupet. Është një ekip pa yje, me përjashtim të Kvara. Kërkohet deri në 100 milion euro. Napoli po negocion për ta bindur ta ketë edhe në vijim.'

Ndërkohë tek gjeorgjianët evidentohen dy futbollistë si Kvaratskehlia dhe Mikautadze. Megjithatë sonte superfavorite mbetet Spanja.

'Përveç Kvara evidentojmë Mikautadze. Ka dhënë gola dhe ka bërë që ekipi të luaj këtë ndeshje. Edhe nëse nuk kualifikohen do jetë një ekip për të mbajtur mend. Spanja e njeh mirë Gjeorgjinë, kanë luajtur për kualifikueset e europianit. Spanja mbetet superfavorite.'

Tashmë me eliminimin e kombëtares shqiptare ka një zbehje të interesit për Europianin.

'Pas elemiminit të kombëtares disi ka rënë interesi. E bukur është zbehja e tifozllikut për skuadra të tjera. Pas eliminimit i shohin të tjerat si sportdashës. Shumë specialistë nuk ishin të kënaqur kur Shqipëria luajti me Spanjën pasi u aktivizuan të dytët. Mirëpo sot, Spanja do luaj me ekipin e parë.'

Ndërsa nga ana tjetër, në sfidën e orës 18:00, Anglia mbetet favorite përballë sllovakëve.

'Futbolli ka evoluar aq shumë, saqë skuadrat e njohin kundërshtarin dhe mund ti bëjnë keq në çdo moment. Ka ardhur koha edhe ekipeve të mëdha që nuk janë Anglia, Franca. Ka vend edhe për ekipe të vogla. Ka patur dhe futbollist që luajnë me ekipe shumë të mira. Anglia sot konsiderohet superfavorite. Është në kërkim të europianit të parë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 01/07/2024 10:29

    SPANIA PO ...POR ANGLIA KOT FARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja