Jack Grealish dhe Harry Maguire janë lënë jashtë skuadrës së Anglisë së Gareth Southgate për Kampionatin Evropian në Gjermani, bën me dije 'The Athletic'. Dyshja bashkohet me James Maddison , Curtis Jones dhe James Trafford duke humbur një vend në skuadrën e fundit me 26 lojtarë, pasi janë përfshirë në përzgjedhjen fillestare të përkohshme të Gareth Southgate me 33 lojtarë.
Ndërkohë, Jarell Quansah gjithashtu pritet të mungojë. Grealish luftoi për formën në sezonin 2023-24 te Manchester City, pasi kishte shënuar vetëm tre gola në 36 paraqitje në të gjitha garat. 28-vjeçari ka qenë më parë një lojtar i rregullt në skuadrën e Southgate dhe ka qenë pjesë përbërëse e Anglisë për të arritur në finalet e Euro 2020.
Ndërkohë, qendërmbrojtësi i Manchester United, Maguire, ka qenë kyç për Southgate në tre turnetë e fundit të mëdhenj. Megjithatë, ai nuk ka luajtur që nga prilli për shkak të një dëmtimi. Skuadra e Anglisë tha në një deklaratë të enjten se Maguire po ndiqte një program individual dhe nuk mori pjesë në seancën stërvitore të sotme (e enjte).