Italia, kampione në fuqi e Europës së futbollit u bashkua jo pa telashe në Euro 2024. Me një brez të ri lojtarësh dhe pa emra të bujshëm, të kaltrit humbën pritshmëritë për trofeun para rivalëve si Franca, Anglia, Spanja, Belgjika apo Holanda.

Mirëpo, Italia fitoi ndeshjen hapëse të Grupit B 2-1 kundër Shqipërisë. Një dorë në këtë sukses ka edhe trajneri Luciano Spalletti, ‘gjenerali’ që ka vendosur disa rregulla bazë për lojtarët.

Ai është portretizuar si mjaft disiplinor, ku me rregulla strikte nuk lejon qëndrimin në PlayStation pas mesnate. Pra, lojëtarët duhet të fikin videolojërat dhe të flenë më shumë. Madje, sulmuesi Gianluca Scamacca thuhet se u hoq nga skuadra në mars për shkak të një obsesioni me PlayStation-in e tij.

"Nuk kam asgjë kundër asnjë lloj loje," tha ai të premten, një ditë para fitores me Shqipërinë. “Përkundrazi, ne kemi krijuar një dhomë lojërash ku ka dy PlayStation të mrekullueshëm, moderne, të fundit që të gjithë shkojnë atje dhe luajnë. “E kam pasur edhe vetë!”

Megjithatë, ajo me të cilën Spalletti kundërshton vërtet është se lojtarët e tij luajnë video lojëra deri në orët e vona të natës dhe kjo ndikon në performancën e tyre në stërvitjen e mëngjesit të ardhshëm. Sipas rregullave që Spalleti ka vendosur, kjo nuk do të ndodhë më.

"Unë nuk mendoj se është e pranueshme që ata janë zgjuar deri në orën 3 ose 4 të mëngjesit," vazhdoi ai. “Ata thonë, 'Por ne jemi mësuar, do të flemë në mëngjes.' Jo, duhet të flemë natën.

Luciano Spalletti i ka ndaluar lojtarët e tij të mbajnë kufje. Përpikëria është thelbësore për Spallettin, i cili i ndalon lojtarët e tij të përdorin telefonat gjatë vakteve dhe në tavolinën e masazhit.

Katër rregullat

Jo videlojëra pas mesnate

Jo qëndrim zgjuar deri në orët e vona

Jo kufje

Ndalohet përdorimi i celularit gjatë ngrënies dhe në tavolinën e masazhit