Mes ngjyrave të kombeve pjesëmarrëse, këngëve dhe kërcimit ka nisur në Munich Kampionati Europian 2024 i Gjermanisë. Përkujtimi i legjendës Franz Beckenbauer i la vendin sfidës hapëse për turneun e 17-të Evropian, me Gjermaninë vendase që mundi pastër 5-1 Skocinë në Gupin A.
Një mini stadium është improvizuar edhe në sheshin “Skënderbej’ ku tifozë të shumtë, shqiptarë por dhe turistë zgjodhën të ndiqnin ndeshjen nga ekranet e mëdha që janë vendosur në shesh. Tirana ka ngritur dy "Fan Zone", njëra në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra te stadiumi “Selman Stërmasi”. Shikoni atmosferën në Shesh mbrëmjen e 14 qershorit.
Komente








Me pelqen dhe mua,megjithese mendova se mund te kishte me shume shikues,mund te ishin ofruar shezlonge plazhi si opsionale,se te rish ulur ashtu per 90 min.e me teper eshte pak e lodhshme.
PërgjigjuSa bukur... sporti bashkon! Eshte bukur edhe qe rinia shqiptare eshte bere njesh me ate europiane. Populli shqiptar i eshte bashkuar familjes se vet europiane... me ne fund!
Përgjigju