Phil Foden është larguar nga kampi i Anglisë për t'u kthyer në shtëpi për shkak të një "çështjeje të ngutshme familjare". Sulmuesi i Manchester City, 24 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e Anglisë në Kampionatin Evropian, përfshirë barazimin pa gola të së martës me Slloveninë, por tani po kthehet në shtëpi, ka konfirmuar Federata e Futbollit.
“Phil Foden është larguar përkohësisht nga kampi i Anglisë dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për një çështje të ngutshme familjare”, tha një zëdhënës i FA. Skuadra e Gareth Southgate po bënte një seancë ngrohjeje në ambiente të mbyllura në kampin bazë të Blankenhain të mërkurën pasi kryesuan Grupin C me rezultatin e tyre në Këln.
Foden pritet të rikthehet me ekipin në fundjavë, por mund të humbasë një periudhë të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, me kundërshtarin e "Tre Luanëve" në 1/8 që ende nuk është mësuar.

???????????????????????????????? Phil Foden has temporarily left the England camp at Euro 2024 and returned to the UK for a pressing family matter, the FA have confirmed. pic.twitter.com/ibnthvfgea
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 26, 2024
Komente

