Euro 2024/ Sot Serbi - Angli, policia gjermane në alarm! Masa të pazakonta para sfidës

Euro 2024/ Sot Serbi - Angli, policia gjermane në alarm! Masa të pazakonta para sfidës

Tifozët e Anglisë

Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Dueli mes tyre më shumë se në fushë do luhet në tribuna dhe në sheshe, me policinë gjermane në qytetin e Gelsenkirchen që ka marrë masa të pazakonta.

Bëhet fjalë për një sfidë që ka vënë në alarm autoritetet gjermane, për shkak të rrezikut të përplasjes mes tifozëve. Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

Mund të pihet birrë, po, por jo alkoolike. Një zëdhënës i policisë lokale, madje ka deklaruar për The Sun: “Konsumoni kanabis, i cili ka qenë i ligjshëm në Gjermani që nga prilli, në vend që të deheni. Do të jeni më të qetë”.

Qyteti është me prezencë të shtuar të policisë. Në mënyrë të veçantë, po monitorohen lëvizjet e 500 ultrasve serbë, nga grupet e Yllit të Kuq dhe Partizanit, të cilët me sa duket kanë shprehur qëllimin e tyre për të “shkuar dhe kërkuar anglezët” nëpërmjet internetit.

Dhe duke qenë se vetë huliganët nuk janë tradicionalisht të butë jashtë Anglisë, rreziku nuk duhet nënvlerësuar. Raportet nga qyteti i Gelsenkirchen janë kontradiktore, me zonat disa zona tifozësh që do lejojnë alkoolin.

Pritet që në zonat e tifozëve të ketë 20 mijë anglezë dhe 10 mijë serbë, sigurisht të ndarë mes tyre. Të dyja tifozeritë njihen për huliganizmin e shtuar, ku madje qeveria e Anglisë ka ndaluar afro 2 mijë ultras të dalin nga vendi këtë muaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri