Euro 2024/ Tjetër mundësi për tifozët e Kombëtares, UEFA nxjerr në shitje të tjera bileta këtë të enjte

Euro 2024/ Tjetër mundësi për tifozët e Kombëtares, UEFA nxjerr në shitje të tjera bileta këtë të enjte

Kombëtarja

Me finalet e Euro 2024 që do të nisin për 44 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit në orën 11:00, të enjten më 2 maj, të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets.

Biletat që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium.

Ashtu si me fazat e mëparshme të shitjeve, biletat pritet të shiten shumë shpejt, veçanërisht për ndeshjet me kërkesa të larta, siç janë ndeshjet që përfshijnë vendin pritës Gjermaninë ose vetë finalen. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Nëse do të ketë bileta të mbetura të disponueshme gjatë përgatitjes se turneut final, do të bëhet një lajmërim në EURO2024.com/tickets.

Për informacion rreth shitjes së paketave zyrtare të mikpritjes EURO 2024, vizitoni 2024-hospitality.com.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione