Euro 2024/ UEFA gjobit FSHF-në me 37 mijë e 375 euro

Euro 2024/ UEFA gjobit FSHF-në me 37 mijë e 375 euro

Tifozët e Kombëtares

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.

Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.

Federata e Futbollit u bën apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në Euro 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

  1. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
  2. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
  3. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
  4. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
  5. Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim