Pas hedhjes së shortit në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku Shqipëria e vajzave u pozicionua në grupin C5 së bashku me Estoninë dhe Luksemburgun, UEFA ka zbardhur edhe kalendarin e plotë të Kombëtares së vajzave në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Luksemburgut. Kjo sfidë do të zhvillohet më datë 5 prill. Katër ditë më pas, më datë 9 prill vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Estonisë.
Në muajin maj më datë 31, Shqipëria e vajzave do të luajë sërish ndaj Estonisë në transfertë. Ndeshja e fundit e Kombëtares së vajzave për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025” do të jetë në shtëpi ndaj Luksemburgut më datë 4 qershor.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë së vajzave në kualifikueset e “Euro 2025”:
05.04.2024 Luksemburg-Shqipëri
09.04.2024 Shqipëri-Estoni
31.05.2024 Estoni-Shqipëri
04.06.2024 Shqipëri-Luksemburg
Komente

