EURO 24/ Ndeshja me Poloninë, Gjasula: Luaj edhe në qendër të mbrojtjes nëse duhet! Ramadani: Dua të jem titullar, të marrim përgjegjësi

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë më 27 mars në Varshavë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2024 në grupin E. Kuqezinjtë janë në grumbullim, teksa para mediave kanë dalë dy futbollistët, Klaus Gjasula i Darmstadt dhe Ylber Ramadani i Aberdeen. Shqipëria në grupin E ka kundërshtar Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Klaus Gjasula

Gjasula u ndal te trajneri dhe klima e re në ekip, teksa ai është gati për të luajtur edhe në qendër të mbrojtjes nëse ekipi do ketë nevojë.

"Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha ok, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët. Po, do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje. Atmosfera? Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë. Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dy ndeshjet me Poloninë kanë treguar se mund të marrim pikë. Ata kanë kualitete të mira. Do të jemi shumë të përqendruar që të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Sylvinho na ka treguar idetë e veta. Në të ardhmen do të bëhet më mirë”, tha Gjasula.

Ylber Ramadani

Nga ana tjetër, Ramadani tregoi se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi në ekip, teksa kërkon të jetë nga minuta e parë. Ramadani është ndër futbollistët që këtë sezon është aktivizuar më shumë me ekipin e tij.

"Ne do të shkojmë atje me shumë seriozitet dhe të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Çdo trajner ka punën e vet dhe deri tani Sylvinho është shumë pozitiv dhe na ka përkrahur duke kthyer edhe atmosferën pozitive tek ne. Unë do të jap maksimumin dhe pavarësisht se kush luan do të bëjmë më të mirën. Unë mendoj se grupi është shumë i mirë dhe mendoj se duhet të marrim më seriozisht për të dalë me pikë. Partizani furnizon Kombëtaren? Jam shumë i lumtur se kam luajtur edhe unë te Partizani. Jam shumë i kënaqur për Hadrojin. Unë këtu kam ardhur për të luajtur, por sidoqoftë kush luan para meje s’ka problem. Ne të gjithë duam rezultat pozitiv. Normalisht kur trajneri ka nevojë për të mbulur një pozicion të caktuar unë do të jap më të mirën time", tha Ramadani.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës