Euro afrohet sërish pranë
kuotës së 140 lekëve në treg

Euro afrohet sërish pranë <br />kuotës së 140 lekëve në treg
TIRANE - Euro po rifiton pozitat në tregun shqiptar të këmbimeve valutore, duke ecur sërish drejt nivelit të 140 lekëve. Pas zhvlerësimit të javës së kaluar, monedha evropiane duket se po e rimerr veten me shpejtësi, duke iu përafruar kuotave të dy javëve më parë.

1 euro është këmbyer sot me 139.27 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë. Megjithëse monedha evropiane ka pësuar stabilizim edhe në bursat ndërkombëtare, ritmi i rritjes së vlerës së saj në Shqipëri ka qenë më i madh. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dollarin, i cili gjithashtu është forcuar kundrejt lekut.

1 dollar është këmbyer të martën me 109.04 lekë, 0.11 lekë më shumë se një ditë më parë. Ekspertët e këmbimit valutor mendojnë se shkak i dobësimit të lekut është mungesa e valutës në treg, ku ka kërkesë për euro apo dollarë, por oferta nuk është e mjaftueshme. Arsyet për këtë mungesë mund të jenë disa, që nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e lekut, duke blerë valutë, apo edhe një tendencë e individëve apo bizneseve që kursimet e tyre në lekë t’i kthejnë në valutë.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës