Euro e nis javën në rënie, zbret në 127 lekë; Kërcen dollari në nivelin më të lartë që nga janari
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin m ëtë ulët në më shumë se një javë.
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin m ëtë ulët në më shumë se një javë.
Rënia e euros ditën e sotme lidhet më shumë me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor. Dollari është rritur në mënyrë surprizë në bursa, duke arritur nivelin m ëtë lartë në pesë muajve, si rrjedhojë e lehtësimit që ka sjellë pezullimi i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve. Euro nga ana tjetër është e dobët për shkak të koalicionit qeveritar populsit në Itali, në një kohë që pritshmëritë për një rritje të interesave nga Banka Qendrore Europiane janë shtyrë për në mes të vitit 2019.
Luhatjet në tregun ndërkombëtar janë reflektuar dhe përmes rritjes së dollarit, i cili kërceu në 108.15 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i muajit janar.
Gjithsesi, në dhjetor 2017, kur euro ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare ndaj dollarit, në tregun e brendshëm ajo këmbehej me 133 lekë, nga 127 lekë që është sot, duke treguar që janë faktorët e brendshëm ato që po shkaktojnë zhvlerësimin afatgjatë të monedhës së përbashkët. Madje në shkurt e mars, kur euro u ngjit në 1.24-1.25 dollarë, në tregun vendas monedha e përbashkët zbriti afër 130 lekëve.
Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët. Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj./ Monitor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor 2024, 11:10
-
Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit
15 Nëntor 2024, 10:21
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor 2024, 14:01
-
Valutat e huaja humbasin përsëri terren, Leku ruan ‘kështjellën’ në kursin e këmbimit! Vetëm Franga zvicerane dhe Jeni fitojnë pikë
4 Nëntor 2024, 15:28
-
Euro rekord të ri negativ, këmbehet me 98.2 lekë! Buxheti i shtetit ka humbur 120 mln euro këtë vit nga zhvlerësimi i valutave, rrezik edhe për 2025-ën
31 Tetor 2024, 16:06
-
Tjetër rekord negativ, euro po zbret në 98 lekë, dollari 88 LEKË
25 Shtator 2024, 15:48
-
Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë
13 Shtator 2024, 16:31
-
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
4 Shtator 2024, 10:26
-
Rekord i ri historik në kurs, Dollari po këmbehet me 89 lekë! Euro në pikiatë, po blihet e shitet me 99 lekë
20 Gusht 2024, 14:36
-
Kursi i këmbimit/ Euro vijon rënien e lirë! Ja me sa u këmbye sot
19 Gusht 2024, 14:53
-
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
15 Gusht 2024, 16:52
-
Kursi i këmbimit valutor, bien Euro dhe Franga zvicerane, rriten Dollari dhe Paundi britanik
15 Gusht 2024, 13:45