Të gjitha bursat evropiane kanë hapur sesionin e ditës së enjte me rënie, që ka filluar që ditët e para të kësaj jave. Pavarësisht nga formimi i qeverisë teknike, në Greqi bursa po humb 1.2 për qind të pikëve. Ndërkohë, euro po reziston në kuotën e 1.27 dollarëve në këmbimet valutore, pasi kishte humbur terren vazhdimisht gjatë gjithë ditëve të para të javës. Sipas gazetës Financial Times, depozituesit grekë tërhoqën një shumë të vlerësuar prej rreth 1.2 miliardë eurosh nga llogaritë bankare, të hënën dhe martën, por zyrtarë të lartë të eurozonës dhe drejtues të bankave greke ngulën këmbë se nuk ka një panik të vërtetë tërheqjeje nga institucionet financiare të vendit. Zyrtarë të lartë të eurozonës, të përfshirë në monitorimin e sistemit bankar të rajonit, thanë se fluksi i daljes së depozitave nga bankat greke, deri tani, është në një shkalle të menaxhueshme dhe nuk ka arsye për panik.
(g.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(g.k/shqiptarja.com)












