Euro forcohet kundrejt lekut
këmbehet me 140.29 lekë

Euro forcohet kundrejt lekut <br />këmbehet me 140.29 lekë
TIRANE- Monedha europiane, Euro forcon sërisht pozitat në tregun shqiptar. Euro ka fituar pikë në raport me lekun, duke u kuotuar në nivele më të larta këtë fundjavë. Pas një zbritje të lehtë javën e kaluar, monedha e përbashkët europiane është forcuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke arritur të këmbehet me 140.29 lekë.

Ndërkaq monedha amerikane vijon të këmbehet në të njëtat vlera këto dy javët e fundit. Ajo është kuotuar me 106.10 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët shpjegojnë se forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së kërkesës për monedhën europiane në tregun shqiptar.
Nga ana tjetër, ekspertët shprehen se forcimi i euros është brenda niveleve të pritshme dhe nuk shënon asnjë thellim në kurbën e këmbimit valutor. Ata që ndiejnë më tepër efektet e larta të euros janë bankat, bizneset dhe konsumatorët.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë, pasi shumica e tyre pagat i marrin në lekë dhe blejnë euro për të paguar këstin mujor, i cili do t'u shtrenjtohet.
Rritja e vlerës së eruos pritet të ndikojë edhe tek importet, çka përkthehet në rritje të çmimeve për konsumatorët vendas, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës