Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë në kursin e këmbimit me lekun këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me ditën e martë. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.
Ekepertet thonë se këtë javë ka pasur rritje të ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festave, që lidhet me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe me futjen e parave informale prej tyre.
Agjentët e tregut thonë se gjatë vitit 2022 ka pasur një ofertë të lartë valutore, çka është shoqëruar me tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut.
Oferta e lartë është ndikuar nga rritja e turizmit, eksportet e shërbimeve dhe remitancave, por megjithatë në tërësi deficiti i llogarisë korrente të vendit deri në fund të 9-mujorit ishte në vlera të përafërta me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.4%
-
E gabuar
45.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4668
Lajme të tjera
-
Monedhat e huaja humbasin terren në këmbim me lekun, euro i kthehet sërish rënies
20 Shtator, 16:04
-
3.8 mld euro qarkullojnë jashtë bankave në Shqipëri! KE kërkoi tavan për pagesat cash, BSH: E pamundur tani, të zgjidhet informaliteti! Eksperti: Propozimi ul evazionin
20 Shtator, 15:50
-
Pas dy vitesh me rritje të shpejtë, kredia për ndërtimin është në rënie këtë vit
20 Shtator, 07:21
-
Rënia e euros ‘rrënon’ eksportuesit, humbjet si të pandemisë! INSTAT: Nga janari në gusht, eksportet u ulën me 28 mld lekë
19 Shtator, 14:09
-
Ministri i Financave, Mete takon menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë! Mbështetje për Procesin e Berlinit
19 Shtator, 10:39
-
Euro e nis javën me rënie, me sa këmbehet sot valuta europiane
18 Shtator, 18:25
-
Emigrantët sollën 444 milionë euro! “Çunat e Londrës”, lumë parash drejt Shqipërisë
13 Shtator, 16:57
-
Emigrantët sollën në shtëpi një rekord prej 444 milionë euro në 6-mujorin e parë
13 Shtator, 07:21
-
Si u këmbye sot dollari dhe euro, zhvlerësohen lehtë monedhat e huaja
8 Shtator, 15:19
-
Banka e Shqipërisë miraton ndryshime në rregulloren për licencimin e SHKK-ve
7 Shtator, 11:54
-
Banka e Shqipërisë: Situata e kredive me probleme, më e mirë se projeksionet
3 Shtator, 07:30
-
Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros këtë javë
1 Shtator, 21:41