Agjencitë vlerësuese e kanë ulur edhe më tej “ratingun” për ekonominë greke, duke e kaluar në nivelin “C”, ku është e gabuar të investosh, pasi nuk ka garanci për kthimin e investimeve në borxhin e letrave me vlerë të qeverisë. Problemet e eurozonës janë shtuar më tej me vlerësimin negative për një serë bankash të mëdha spanjole, çka ka shtuar zërat për rreshqitje edhe të këtij vendi drejt problemeve të mëdha ekonomike.
Nafta shënon ulje çmimi, duke u kuotuar në 92.5 dollarë për fuçi, ndërkohë që vlera e arit është rritur gati 1%. Ashtu si gjatë gjithë javës, të gjitha bursat evropiane e kanë hapur sesionin me shenjë negative.
(gk/sg/shqiparja.com)