Euro ka pësuar një rënie të lehtë kundrejt dollarit, pas 9 vitesh, ashtu siç parashikuan investitorët se do të vepronte nga Banka Qëndrore Europiane për të stimuluar ekonominë.

Euro ka rënë me 1,2% krahasuar me dollarin me $1,1864, duke shënuar nivelin më të dobët që prej marsit të 2006, para se të rimëkëmbej lehtë me $1,1937. 

Rënia erdhi pas komentit të presidentit të Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi, që tregonte se banka mund të pësonte së shpejti një rënie të lehtë.

Gjithashtu një shkak për këtë rënie vlerësohet të kenë qenë dhe trazirat politike në Greqi.

Ndonëse Banka Qëndrore Europiane ka shkurtuar normën e interesit në një nivel të ulët dhe gjithashtu ka blerë disa bono të lëshuara nga kompanitë private, ende nuk është bërë publike një program i përgjithshëm i Bankës Europianë për këtë rënie të lehtë.

Qëllimi mund të jetë injektimi i parave në sistemin bankar, stimulimi i ekonomisë dhe rritja e mëtejshme e çmimeve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)