Euro në pikiatë, monedha evropiane drejt nivelit më të ulët të vlerës

Euro në pikiatë, monedha evropiane drejt nivelit më të ulët të vlerës

Monedha e përbashkët euro u këmbye dje në tregun e këmbimit poshtë kuotës së 121 lekëve duke iu afruar nivelit më të ulët historik të të gjitha kohërave. Një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë, në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet me prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik, që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Ekspertët e këmbimit valutor e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore.

Me këtë rënie, euro po u afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008, 1 euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej me rreth 138 lekë, euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 06/08/2019 08:42

    Forcimi i Lekut dhe renia e Euro's,jep efekt dhe demton turizmin ! Thjesht,turisti merr me pak leke,per çdo euro te kembyer.Pra,kjo jep efekt ne rritjen e çmimit te produkteve / sherbimeve qe turisti blen dhe "tregu" duket i shtrenjte.Ne kete lloj situate,qe perseritet nga viti ne vit dhe qe ne e gjykojme thjesht si efekt i hyrjes se turisteve & emigranteve,Banka Kombetare duhet te nderhyje me mekanizmat perkatese.Nuk duhet injoruar ! Lymi Tutit

    Përgjigju
    • adamo311: 08/08/2019 03:19

      Nuk duhet te korrespondohet ne EURO!!! EURO valut e vdekur (shiko Mini-Bots)!!! PS: Mendoj viti 2020-21 do te jet shkaterrimtar per EUROn!!! Banka Zentrale Europiane ka shpenzuar tere "barutin"!!! EURO-xit a.s.a.p.!!!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni