Euro nuk ndal rënien. Monedha evropiane e nisi javën  me një rënie të fortë kundrejt lekut. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të hënë është këmbyer me 100.7 lekë.

Ky është niveli më i ulët që prej korrikut 2023.

Edhe dollari ka pësuar rënie duke u shtitur nën 94.58 lekë. Gjithashtu dhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie. 

Për bankën e Shqipërisë këto luhatje në kursin e këmbimit, ku leku vijon të forcohet vjen si rezultat i fluksit të valutës që po vjen në vend për shkak të turizmit e investimeve të huaja, që kanë shkaktuar shumë ofertë për euro në treg dhe pak kërkesë.

Statistikat mare nga faqja zyrtare e Bankes se Shqiperise