Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët për këtë muaj në kursin e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane sot u këmbye me 106.23 lekë, ndërsa një ditë më parë me 106.31 lekë.

Edhe valutat e tjera kanë pasur një trend në rënie.

Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, kurse franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, të dyja në nivelin më të ulët në një muaj.