në nivelin e 96.35 lekëve. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i ulët i ulët historik i regjistruar ndonjëherë ndaj lekut.

Kursi i euros vijon trendin rënës që prej vitit 2022, kohë kur një euro këmbehej me 121.34 lekë, ndërsa sot është rreth 25 lekë më e lirë. Kurse në raport me vitin e kaluar monedha evropiane është zhvlerësuar me 2.8%.

Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i valutave ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll.

“Rezultatet tregojnë se kursi i këmbimit ndikon pozitivisht në inflacionin total, por efektet nuk janë të rëndësishme për vlerësimin e monedhës”, thuhet në një studim të bërë nga Altin Tanku dhe Lorena Skufi, nga Banka e Shqipërisë.

Institucionet thonë se rënia ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.

Ndërkohë humbësit më të mëdhenj të tkurrjes së euros janë eksportuesit që i kanë shpenzimet në lekë dhe të ardhurat në valutë, njëkohësisht dhe të gjithë ata qytetarë që i kanë të ardhurat në monedhën evropiane.

Kurse efekte pozitive të këtij zhvlerësimi janë ndjerë kryesisht në uljen e borxhit të marrë në valutë si dhe importuesit pasi blejnë në valutë dhe shesin në lekë.