Euro ’16 ëndrra vazhdon, kuqezinjtë 
 “Fati i kualifikimit në dorën tonë”

Euro ’16 ëndrra vazhdon, kuqezinjtë <br /> “Fati i kualifikimit në dorën tonë”
Trishtimi per humbjen perballe Portugalise nuk ka ulur pritshmerite e Kombetares Kuq e Zi. Pas ndeshjes, futbollistet shprehen se fatin e kualifikimit e kane vete ne dore, duke premtuar se kjo do te arrihet qe ne ndeshjen me  Serbine me 8 tetor. Per trajnerin De Biasi,  ekipi meritonte mbreme barazimin. 

...
I mërzitur për humbjen e pësuar në sekondat e fundit. Trajneri De Biasi analizon ndeshjen kundër Portugalisë duke nënvizuar se barazimi do ishte rezultati më i drejtë:

“Pjesën e parë vuajtëm shumë kualitetin e Portugalisë të kushtëzuar edhe nga rezultati që donim të merrnim. Pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe krijuam raste gjithsesi pësuam gol nga një gabim që një ekip si i joni nuk duhet ta bëjë. Portugalia pati rastet e saj edhe ne krijuam mundësi dhe në minutën e 90-të menduam që do e merrnim barazimin të cilin e meritonim. Kemi edhe dy ndeshje dhe do mundohemi të marrim maksimumin për tu kualifikuar”, tha De Biasi.
 
Portugalia morri tre pikë që thuajse e kualifikojnë në Europian. Trajneri Santos në konferencë duket i çliruar:
 
Skuadrat mund të fitojnë me gol që në minutat e para apo edhe në minutë të fundit. E rëndësishme është që fituam ndaj një skuadre të vështirë si Shqipëria që ka një grup të fortë lojtare dhe disa talente”, - u shpreh Fernando Santos.
 
Të mërzitur jo vetëm për humbjen por më shumë për mënyrën sesi erdhi janë edhe futbollistet e Kombëtares.
 
Cana: Të mërzitur nga humbja patjetër, ishim mësuar që nuk po humbnim ndeshjet dhe sigurisht ta pësosh në minutën e fundit , por kemi bërë një lojë shumë të mirë. 

Cikalleshi: Më vjen keq që humbëm në minutën e fundit se mund të kishim humbur dhe gjatë lojës por të humbësh në minutën e fundit është disi për tu mërzitur.

Kukeli: Mendoj se pjesa parë ka qenë shumë e keqe por pjesa e dytë ka qenë më e mirë dhe barazimin do ta kishim merituar.

Lenjani: Në fund kemi qenë të pafat se këtë se priste askush

Agolli: Është e vertëtë i kishim harruar të pësonim gola në fund të ndeshjes por u munduam të japim më të mirë ajo është pjesë e lojës.

Gjithsesi kuqezinjtë shprehen se fatin e kualifikimit e kanë vetë në dorë dhe prenotojnë biletën për në Francë që pas ndeshjes me Serbinë.
 
Cana: Sigurisht shanset janë shumë të mira me një barazim sot do ishin më të mëdhaja por besoj që fatin e kemi në duart tona 

Cikalleshi: Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme mendoj që me një fitore shkojmë në Evropë.

Kukeli: Shanset janë të mëdha se Danimarka me Armeninë dolën barazim kështu që një pikë na ndan dhe dy ndeshje janë nëse i marrim pikët e mjaftueshme besoj që e arrijmë kampionatin evropian.

Lenjani: Jemi në rrugë të mirë kështu të vazhdojmë kemi dhe dy ndeshje të rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive.


Agolli: Kemi dhe dy ndeshje të marrim më të mirën e mundshme duke filluar nga ndeshja me Serbinë, shanset janë.

Portugalia mposhti Shqipërinë me golin në fund të Miguel Velosos dhe kryeson grupin I me 15 pikë. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë me 11 pikë. Ylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo u tregua i ftohtë kur erdhi në Shqipëri dhe akull u largua. Edhe pse pas ndeshjes gazetarët donin qofte edhe dy fjalë nga kapiteni Ronaldo i injoroi totalisht.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim