Shqipëria do të jetë mikpritëse e finaleve të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, një prej eventeve më prestigjioze të futbollit europian pas Kampionatit Europian për ekipet A.
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtij kompeticioni madhor, stadiumi “Air Albania” do t’i nënshtrohet një projekti të rëndësishëm infrastrukturor, që përfshin ndërhyrje në bazamentin e fushës dhe zëvendësimin e tapetit aktual, me synimin për të përmbushur standardet më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të UEFA U-21 EURO 2027.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan edhe subjektet që do të realizojnë këtë projekt.
FSHF nuk e ka njoftuar kohën e rikonstruksionit të stadiumit, teksa pas fazës 'Final 4' në 'Air Albania' do të zhvillohen gjatë qershorit edhe dy ndeshjet miqësore të Kombëtares, kundër Izraelit dhe Luksemburgut.
Komente











