Euro vijon të humbasë terren, këmbehet me 121.85 lekë

Euro vijon të humbasë terren, këmbehet me 121.85 lekë

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar sërish dje përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbyer me 121.85 lekë, rreth 0.03 pikë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë më rënie.  Prej një korrikut euro ka humbur gati 1 pikë ndaj monedhës vendase. Në fund të muajit qershor, për shkak të lëvizjeve jo të zakonshme të tregut (blerje e valutës në sasi të mëdha), euro fitoi pikë duke u këmbyer në nivelin e 122.65 lekëve duke kapur nivelin më të lartë të muajit qershor. Euro preku në qershor nivelin më të ulët të dhjetë viteve kur u këmbye me 121.64 lekë, 0.2 pikë më poshtë se niveli.

Tendenca e këmbimit e monedhës së përbashkët europiane pritet të ruaj këtë ritëm me afrimin e afatit të fundit të pagesës së TVSH-së që është data 14 dhe afrimi i datës së fundit për të paguar sigurimet (data 20). Sipas aktorëve kryesorë të tregut, në këto data monedha europiane shfaqet e dobët ndaj valutës vendase. Pritshmëritë e operatorëve në Shqipëri mbeten të ulëta edhe për muajin gusht, ku pritet që të vijnë emigrantët për pushime vjetore. Tradicionalisht në muajin gusht, monedha e përbashkët humbet pikë ndaj lekut.

Zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1.12 dollarë, nga 1.14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë