Euro në ‘pikiatë’, sot u këmbye me 101.6 lekë, 11 lekë më pak se vjet

Euro në ‘pikiatë’, sot u këmbye me 101.6 lekë, 11 lekë më pak se vjet

Foto ilustruese

Monedha e huaj, Euro thelloi rënien këtë të enjte, (11 prill 2024) pasi sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, u këmbye me 101.6 lekë.

Ky është niveli më i ulët që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, euro po këmbehet 11 lekë më pak, pasi vjet një euro kushtonte mesatarisht 112 lekë.
Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve. Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë.

Dollari amerikan është këmbyer me 94.70 duke pasur një rritje prej +0.74 lekë.

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane këmbehen respektivisht 118.74 lekë dhe 103.70 lekë.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda