GJERMANI – Frika nga sulmet terroriste është kthyer në çështje serioze për sigurinë e mbarëvajtjes së Euro2024.
Një “Fan Zonë” në Berlin është evakuuar, pak para nisjes së ndeshjes mes Gjermanisë dhe Skocisë.
Shkak i kësaj gjendje alarmante në këtë hapësirë dedikuar tifozëve, jo shumë larg nga Porta di Brandenburg, ishte një çantë e dyshimtë që shqetësoi policinë.
Sipas "La Repubblica" I zoti i çantës është vënë në prangat e policisë, ndërsa çanta po ekzaminohet. Po ashtu, qentë nuhatës të policisë filluan të krehin hapësirën e tifozëve nga dyshimet pë5r eksploziv.