Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029

TIRANE-Shqipëria ka arritur që të sigurojë eurobondin 650 mln € në tregjet ndërkombëtare për një afat 7 vjeçar dhe me interes 3.625%. E ndërsa sulmoi opozitën, Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ministren e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj dhe të Rindërtimit Arben Ahmetaj, tha se Shqipërisë iu ofrua 4.8 herë më shumë sesa kërkoi falë besueshmërisë që ka krijuar nga reformat që ka ndërmarrë.

Por përse do të përdoren këto para? Kryeministri Edi Rama foli për një plan Marshall 10-vjeçar me një shtrirje deri në vitin 2029, ndërsa investimet do të fokusohen te rindërtimi, rimëkëmbja ekonomike pas COVID-it, zgjerimi i ndihmës për personat në nevojë, por edhe rritjen e pagave.

"Ky është një plan kombëtar 10-vjeçar dhe do të fillojë të zbatohet që sot, që këtë vit me masa të caktuara me një kalendar dhe reforma të caktuara. Mos më kërkoni detaje sot, se kur të prezantohet që ende po punohet, brenda qershorit atëherë do të keni plot detaje. Gjithcka që lidhet me ekonominë është në këtë plan. Është goxha i madh, plan marshall për Shqipërinë" tha ai.

Gjithçka do të nisë me heqjen jo vetëm të tatim fitimit, por edhe TVSH-së për biznesin e vogël deri në 2029. Kreu i qeverisë tha se përjashtimi i kësaj kategorie nga pagimi i tatimit mbi fitimin dhe i TVSH-së, do të shërbejë si filtër për të formalizuar bizneset e mëdha. Sipas Ramës, biznesi i vogël gjithmonë është përdorur nga biznesi i madh për të bërë evazion fiskal. Edi Rama la të hapur edhe mundësinë për të rritur pragun e TVSH-së për bizneset nga 2 milionë lekë që është, të shkojë më lart. Kryeministri theksoi se do të ngrihet një sistem i ri që do të monitorojë bizneset e vogla, dhe ato do të jenë pjesë e fiskalizimit, por s’do të ketë inspektor.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij kishte një përgjigje edhe për ambiciet e opozitës duke i ulur me këmbë në tokë, kur tha se biznesi i vogël do të jetë drita e syve të 'qeverisjes sonë deri në 2029'. Kështu, Edi Rama shprehu hapur synimin për vazhdimin e qeverisjes së Shqipërisë deri në 2029. Për të përforcuar akoma më shumë këtë synim, Edi Rama i dërgoi një mesazh Lulzim Bashës për reformën zgjedhore, kur i tha se votuam cfarë deshe ti, por sërish do të fitojë Partia Socialiste.

"Shqiptarët që nuk rrinë në Facebook gjithë ditën, apo ata që nuk ankohen gjithë ditën por punojnë, por meritojnë të gjithë respektin e qeverisë, ata shqiptarë që janë në Tiranë, në majë të malit apo të fund të hartës buzë detit dhe që me një biznes të vogël ndërtojnë ekonominë e tyre familjar, do të jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në vitin 2029.

Ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.

Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori. Eurobondi nuk është borxh për një projekt, është dicka krejt tjetër, investim i tregjeve të kapitaleve mbi vendin tonë. Bazuar në këtë kemi fituar kredibilitet, një bazë të fortë për të cuar planin përpara, do i ketë të gjitha të detajuara. Eurobondi nuk financon drejtpërdrejt rindërtimin, por baza e financimit të vetë Shqipërisë, financon operacionet e financimit" deklaroi Edi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Eurobondi 650 mln euro, Bardhi: Kryeministër i dështuar, me qeveri të falimentuar që ka braktisur 3 milionë shqiptarë

1590669602_BARDHII.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me Eurobondin me vlerë  650 euro që Shqipëria ka arritur që të sigurojë në tregjet ndërkombëtare. Ai është shprehur se 450 milionë  euro qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Bardhi e ka quajtur Ramën kryeministër të dështuar, me qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.

"VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh! VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015! VËMENDJE! 450 milionë  euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë", ka shkruar Bardhi.

Ora 17:12
Rama vijon replikat me Tabakun në rrjetet sociale: Përmbahu, eurobondi ishte sukses

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me Jorida Tabakun në rrjetet sociale lidhur me eurobondin.

"Doni s'doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s'doni.

Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t'u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës..." tha Rama.

Ora 16:33
E quajti 'Balonë tabake', Tabaku i përgjigjet Ramës: Eurobondin do ta çosh për projekte korruptive

1591019378_1581080427tabaku.jpg

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar duke i kthyer një përgjigje Edi Ramës që e quajti 'Balonë tabake' ndërsa e akuzoi kryeministrin se borxhi i ri që mori në tregjet ndërkombëtare do të shkojë për projektet korruptive.

"Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi" tha Tabaku.

Ora 15:26
Paga e luftës, Rama: 4500 kompani s'aplikuan! Në mes të qershorit nxjerrim emrat e atyre që e morën

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset që nuk iu përgjigjën ultimatumit të tij për pagën e punonjëse janë rreth 4500. Ai tha se këto kompani janë paralajmëruar, por nuk i kanë deklaruar. Megjithatë, Rama tha se Tatimet po lëvrojnë pagat direkt tek të gjithë punonjësit pavarësisht nëse kanë aplikuar kompanitë. Gjithashtu, Rama tha se në mes të muajit qershor do të dalë lista e të gjithë atyre që kanë marrë pagën e luftës.

"Kam parë disa spekulime të bëra që natyrisht edhe të nxitura, por nuk po ua adresoj për këtë shkak, por temës, një fasoneri ku njerëzit thonë nuk na kanë dhënë asgjë. Ne nuk paguajmë njerëz që nuk janë mbyllur asnjë ditë dhe e kanë marrë pagën rregullisht. Ne do të paguajmë të gjithë ata që qoftë edhe një ditë kanë humbur mundësinë për punë. Ata që janë përgjigjur pozitivisht janë shumë. Ata që nuk janë përgjigjur s’ka rëndësi, janë afro 4500.

Po trajtohen ankesat e fundit, Tatimet po vijojnë lëvrimet. Ne kemi qenë proaktivë, tatimet kanë verifikuar cdo person, kompani për kompani, kryesisht të atyre që nuk përgjigjen, do të ndëshkohen. Do të jemi në çerek milionë njerëz që do të marrin pagat. Ka akoma njerëz që nuk i kanë marrë, por do i marrin të gjithë. Në fund kur të mbarojë e gjitha brenda mesit të qershorit lëvrimi, do të bëjmë publike me emër e kanë marrë apo jo" tha Rama. Data 5 qershor ishte afati i fundit për bizneset për të aplikuar për pagën e luftës, 40 mijë lekë.

Ora 15:02
Rama: Edhe pas tërmetit dhe pandemisë, mund të rrisim financimet! Eurobondi na bëri të marrim frymë lirisht

Kryeministri Edi Rama tha se vendi përjetoi dy goditje të forta që dëmtuan dhe ekonominë, tërmetin dhe pandeminë, por eurobondi tregoi se mund ta shikojmë planin kombëtar pa rezerva.

"Nuk është një korrigjim i atyre që kemi bërë më parë, por nuk je mi në të njëjtën kohë si më parë. Nuk është gabim të ndryshosh mendim, jemi në një kohë dhe situatë tjetër. Duhet të adresojmë popull që ka pësuar dy goditje të forta një nga tërmeti dhe një pandemie. Eurobondi dje na konfirmoi se edhe pas dy goditjeve jemi në gjendje të rrisim financimin dhe na jep mundësi që të shikojmë planin kombëtar pa rezerva që i kishim deri dje , na bën të marrim frymë më lirë", tha Rama.

Ora 14:39
Pas tatim fitimit, hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël, Rama: Zero taksa deri në 2029

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas heqjes së tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 2029, qeveria ka qëllim që të heqë edhe TVSH-në për këtë kategori po deri në 2029. Gjithashtu edhe për agroturizmin, ai tha se synohet të jenë 100% pa taksa.

"Nëse me jepni fjalën se ky do të jetë lajm në vete dhe të tjerët në vete do të përgjigjem. Por po ju them edhe njëherë se për ata që kanë dalë nga një situatë e vështirë, që kanë biznes të vogël, dhe që janë njerëzit praktikisht më shembullorë. Ne në parlament do të cojmë rishikimin e buxhetit dhe dotë rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin, dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi.

Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do u heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje. Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël. Të gjithë ata emigrantë, ta shikojnë Shqipërinë për të hapur një biznes të vogël për të ardhur dhe për të jetuar me familjen, më mirë sesa nga rropatja në emigracion. Të gjitha projektet në agroturizëm të jenë 100% pa taksa, nuk diskutoj tarifat vendore, as sigurimet shoqërore.

Të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë të marrin shtëpitë e gjyshit dhe sërgjyshit, të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë. Brenda këtij sesioni biznesit të vogël ti themi nuk ke taksa, zero TVSH, je në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit për të mbajtur kontrollin mbi biznesin e madh, që të voglin e përdor për evazion. Nuk do të ketë më inspektorë të dera. Njerëz të lirë. Nuk e ka asnjë vend. Të gjitha ata me biznes të vogël" tha Rama.

Ora 14:38
Rama: Ajo që humbasim nga tatimfitimi dhe TVSH nuk është e vogël, por fitojnë njerëzit

Kryeministri Rama tha se humbja e që pëson shteti me tatim-fitimin dhe TVSH që i hiqet biznesit të vogël është e konsiderueshme, por për të nuk cilësohet humbje pasi fitojnë shqiptarët. Rama tha se heqja e taksës nuk do të thotë nxjerrje të biznesit të vogël nga sistemi por rregullim i sistemit, hapi i parë i fiskalizimit dhe dixhitalizimit të gjithë marrëdhënieve dhe transaksioneve do të jetë biznes-biznes dhe jo qytetar biznesi.

"TVSH taks mbi konsumin jo mbi biznesin? Nuk kemi ndryshuar ne qëndrim por ka ndryshuar Shqipëria, nëse dje do të kishim marrë një rezultat, si ajo i atyre që dolën e shanë se ne dështuam dje, nuk do të thosha këtë sot. Heqja e taksës nuk do të thotë nxjerrje të biznesit të vogël nga sistemi por rregullim i sistemit, hapi i parë i fiskalizimit dhe dixhitalizimit të gjithë marrëdhënieve dhe transaksioneve do të jetë biznes-biznes dhe jo qytetar biznesi. Biznesi i vogël nuk do të jetë më si ato kukullat ruse, duke u përdorur nga biznesi i madh por do të jetë filtri duke parë të gjithë aktivitete e biznesit të madh. Ajo që ndodhi dje sjell një pakët investimesh që do të bëjnë në vend nga ekonomia, infrastruktura dhe energjia, arsimi. Tatim fitimi dhe TVSH ajo që humbasim nuk është e vogël për shtetin sot, por nuk është humbje pasi atë e fitojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk mund të quhet humbje", tha Rama.

Ora 14:37
Denaj-Ahmetaj: Eurobondi tregoi besim të palëkundur tek reformat, do përdoret për rritje pagash dhe investime

Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj u shprehën se suksesi me eurobondin 650 mln me risk zero është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.

Denaj tha se eurobondin 650 mln euro për 7 vite konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal.

"Shqipëria emetoi me sukses eurobondin 650 mln euro për 7 vite, norma 3.625%. Kanë qenë 190 investitorë në tregjet ndërkombëtare që ofruan mbi 4 herë vlerën që ne kërkuam. Ne u asistuam nga dy konsulentë. Financimi do të përdoret për projektet prioritare. Edhe njëherë dua të vlerësoj se eksperienca e dy ditëve, të hënë dhe të martë, konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal", tha Anila Denaj

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se këto para do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve.

"9 qershori ishte një rikonfirmim besimi ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj vendit dhe autoriteteve. Dje na kanë konsideruar me risk zero për shkak të transparencës dhe ecjen me reformat. Episodi i rëndësishëm ishte dje e filluam me 4.125 çmimin fillestar dhe të dyja herët që tentuam zbritjen për të shkuar në 3.625 nuk na u larguan investitorët, kjo tregon besim të palëkundur tek reformat dhe autoritetet. Këto do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve", tha Arben Ahmetaj.

Ora 14:25
Eurobondi, Rama: Jemi të besueshëm, na ofruan 4.8 herë më shumë sesa kërkuam

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria jo vetëm që mori eurobondin pa asnjë dyshim, por theksoi se tregjet i ofruan 4.8 herë më shumë, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. "Memoria e tyre ka pesha të rënda nga eurobondet e së shkuarës që po ti krahasonim duket sikur krahasojmë kohën e paqes me të luftës. Shqipëria është i pari vend, që tregjet emergjente arrin të dalë me një prim zero, nga një emetim i ri eurobondesh. Mjedisi sot mbetet shumë volatil dhe cilësinë e librit, pasi ai përbën një bazë investimesh që zgjerohet në mënyrë domethënëse.

Libri përfaqësonte 4.8 herë më shumë se nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi me risk 4.8 herë më shumë?! Kjo vjen, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. Libri që përfaqëson 4.8 herë më shumë se nevojat flet shumë qartë, po ashtu flitet për nga 4.125, në 3.625 duke i lejuar Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz në pagesën e borxhit. Gjë që na bën të lumtur, thotë drejtuesi i një prej bankave më prestigjoze të planetit. Shqipëria nga tregjet u vlerësua me një përgjigje de fakto më të mirë se Maqedonia. Po e sjell meqë është në modë krahasimi" tha Rama.

Ora 14:22
Rothschild konsulenti i Shqipërisë në procesin e eurobondit, Rama: Interesi 3.625% për 7 vjet

Kryeministri Edi Rama tha se eurobondi që Shqipëria do të marrë prej 650 mln euro është për një afat 7 vjet dhe me interes 3.625%. Rama  lexoi edhe mesazhin e drejtuesit të Bankës, Rothschild që ishte edhe konsulenti i Shqipërisë në këtë proces.

"I dashur kryeministër kemi mbyllur bashkë me kolegët emisionin e eurobondit, 650 mln për 7 vjet me 3.625% interes", lexoi Rama një pjesë të mesazhit.

Po kush është Rothschild? Familja Rothschild, e njohur si Dinastia Rothschild është një dinasti evropiane me origjinë hebreje gjermane që themeloi filiale financiare dhe bankash nga fundi i shekullit të 18-të.

Ora 14:19
Eurobondi, Rama ironizon opozitën: Balonë tabake pa bisht!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja nuk la pa ironizuar edhe opozitën. Referuar edhe deklaratave të ish-deputetes Jorida Tabaku, Rama tha se opozita është një 'balonë tabake' pa bisht.

"Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjitha parametrave ekonomik. Po ashtu është me rëndësi të nënvizohet se merr vlerësimin në lidhje me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve.

Ne kemi dalë me një prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht. PD flet për gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve.

Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen. Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar që gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11. Pra doli me një barrë të tmerrshme", tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatos: 11/06/2020 00:51

    Mor legen kryeminister termeti ra ne 26 nentor,,,,sa SHTEPI KE BERE ,,,DHE A KE NDERMEND TE FILLOSH SE NA THE SE PATE SUKSES SE MORE 1.5 MILIARD EURO PER RINDERTIM,,,NJEREZIT PO FLENE NE CADRA....PO QE SE RAMA NUK FILLON PUNEN DERI NE GUSHT POPULLI TE ZERE RRUGET E TE PEZULLOJE GJITHCKA ..DERI NE RREXIMIN E QEVERISE.....

    Përgjigju
  • Andoni: 11/06/2020 00:27

    Duket se Jorida ishte duke fjetur kur Edi ishte duke shpallur projektin HEC Skavica. Do të financohet nga buxheti i shtetit.

    Përgjigju
  • Mirditor: 10/06/2020 18:04

    A do rriten rrogat? Drejtat e puntorve ku jan? Mjedisi do ruhet nga ndotja që shkaktojn ndërmarrjet? A do ket naj her drejtsi? A do ket shëndetsi ma të mirë? Shqiptaret e thjesht kto dun me dit.

    Përgjigju
  • ramafan: 10/06/2020 17:42

    je njeshi qe i duhet shqiptareve. Vazhdo keshtu deri 2030 bosi se vetem ti e ben kete vend.

    Përgjigju
  • Moon: 10/06/2020 17:06

    Ke fituar respektin e miqve nderkombetar e diplomateve evropian e boteror vazhdo perpara dhe permbush deshirat e popullit Shqiptarë. Je Gjigand!!Zoti t’rujt!!

    Përgjigju
  • sapa: 10/06/2020 16:48

    Edhe 650 miliarde te merrni mbeteni njerezit me te korruptuar te planetit keshtu qe njeriu i varfer do mbetet i tille.Pse pak keni marre ju o hiena keto 30vjet?A do arrijne shqiptaret brenda ketij shekulli te shohin shtet ne kete vend kriminelesh?kurre!!!!

    Përgjigju
  • Opl: 10/06/2020 16:17

    Po kemi marrë borxh, që është në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Të shpresojmë që të mos shpenzohen të gjitha për fushatë zgjedhore...

    Përgjigju
  • Emi: 10/06/2020 15:23

    Sa te kete shqipnija hajna ska me ba nje dite te mir.

    Përgjigju
  • Je ne rruge te drejte ...mendim Si Qytetare i thjeshte ..: 10/06/2020 14:53

    Perpara se keni punuar shume mire ,,te gjitha Qytetet Jane cnderuar ne Bukuri kudo...sidomos Tirana ... Suksese,,mire jua ben atyre kundershtareve ,,qe Fundi so te jete i hidhur per ta....nese Juve do te vazhdoni deri ne fund,,Drejtesine per te gjitha GABIMET qe ata kane bere.. Sesju besohet atyre ,ywe Rec i Shkodres i prete ...Ju duket vetja ne Hender Si AI rasti i gomarit ,,qe pertypej ne Stomakun e tije,,dhe Ata mendimin qe ishin ne Hender ...

    Përgjigju
  • albi: 10/06/2020 14:21

    Nuk e kuptova por ky me duket po merr borxh per te paguar borxhet qe ka bere .....vaj me det.

    Përgjigju
    • Popo: 10/06/2020 15:45

      Shume mire e ke kuptuar do marri borxh te paguaj te vjetrin. Plus dhe ato dhurimet e famshe nga evropa per termetin i mori me kete eurobondin. Nuk ka tvsh thote, po tvsh eshte takse konsumatori

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja