Eurobondi 650 mln €, Rama: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet

TIRANE-Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria është vlerësuar në mënyrë spektakolare në tregjet ndërkombëtare ku ka dalë për eurobondin 650 milionë euro. Sipas kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.

"Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s'doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s'u thye nga tërmeti e s'u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t'i marrin e t'i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7x7=42" shkruan Rama.

Në datë 4 qershor Kuvendi miratoi ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për eurobondin, ndërsa pas komunikimit me Presidentin Meta, ky i fundit e dekretoi menjëherë.

650 milionë euro është vlera që vendi ynë kërkon në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit, 250 milionë euro për të financuar Eurobondin e marrë në vitin 2015, që ishte në vlerën e 450 milionë euro me normë interesi 5.75% dhe që i mbaron afati i shlyerjes në 12 nëntor 2020, ndërsa pjesa tjetër për tërmetin që goditi Shqipërinë vitin e kaluar dhe shpenzimet.

Shqipëria ka dalë në këto tregje për herë të parë në vitin 2010 kur mori 300 milionë euro dhe së fundmi në vitin 2018 qeveria doli përsëri në tregjet ndërkombëtare duke marrë një eurobond në vlerën e 500 milionë Eurove, me interes 3.55%.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 09/06/2020 21:28

    Bravo o Edi Rama. Je i madh ne keto kohe te veshtira per Europen dhe boten. Do ja dalesh . Por Jorida Tabakhonja do dale se shpejti per te vjelle helmin e radhes kunder ketij lajmi te gezuar.

    Përgjigju
  • Mun: 09/06/2020 20:23

    Zoti t’rujt e zemra t’knoft Z/Rama!

    Përgjigju
  • Genti: 09/06/2020 19:56

    Greqia e mori Eurobondin me 1,57%.

    Përgjigju
    • eurobondas: 09/06/2020 23:24

      lali po krahason kekun me byrekun. te dyja te ngreneshme jane...por ... ketyre mire qe ja u dhane ...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja