Eurodeputetët thanë se procesi i integrimit të Shqipërisë mund të realizohet vetëm në sajë të bashkëpunimit të palëve politike në një dialog konstruktiv.
Komisioneri evropian për zgjerimin, Johannes Hahn tha se është pikërisht kjo që BE pret nga Shqipëria. Ndërsa, eurodeputeti Eduard Kukan vlerësoi hapat e deritanishme të Shqipërisë, ndërsa theksoi edhe rëndësinë e përbushjes së 5 prioriteteve. Ai u ndal edhe te reforma zgjedhore: "Reforma ka të bëjën me zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i rekomandimëve të OSBE/ODHIR është jetik për zgjedhje të ndershme vitin e ardhshëm.
Eurodeputeti tjetër Knut Flekenshtain deklaroi se reforma në drejtësi “duhet të kalohet nga parlamenti dhe të realizohet zbatimi i saj".
“Në këtë mënyrë Shqipëria mund të vërteojë se është në rrugën e duhur”, tha ai.
Redaksia Online