Eurodeputeti grek i ankohet
Brukselit: Rama ka fyer Greqinë

Eurodeputeti grek i ankohet<br />Brukselit: Rama ka fyer Greqinë
Një raport pozitiv ai i Komisionit Europian për progresin që ka bërë Shqipëria, por nuk shprehen kështu përfaqësues grek në Bruksel.

Eurodeputetët greke, dy prej tyre ngritën shqetësimin për Himarën, konkretisht cështjen e minoritetit dhe u ankuan ndaj deklaratave më të kryeministrit Edi Rama ndaj Greqisë.

“Ka bërë gjithçka qeveria shqiptare për të shkatërruar marrëdhëniet me shtetin tonë. Kryeministri ka bërë deklarata duke fyer historinë greke e duke fyer shtetin tim.
Në Himarë po shkelen të drejtat e minoritetit z Hahn”, thanë përfaqësues grekë në mbledhjen e sotme të Komisionit Europian.

Një eurodeputet grek akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron marrëdhëniet me Greqinë, duke theksuar se ka fyer historinë e shtetit të tij.

Ai akuzoi edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, kryesisht ato të minoritetit.
 
"“Zoti Hahn një nga vendet që do të shkojë në BE është Shqipëria. Ne e dimë që Shqipëria ka një rrugë të gjatë që duhet të bëjë përpara. Nuk ka respektuar kriteret e Kopehagenit për cështjen e minoritetit. Shqipëria apo qeveria shqiptare duhet të kishte bërë çfarë të kishte të mundur, por në fakt ka bërë gjithçka të mundur për të prishur marrëdhëniet e mira që duhet të kishte me qeverinë greke. Shqipëria ka bërë një deklaratë që është një sulm ndaj Greqisë, ka thënë gjëra pa ndonjë arsye, duke fyer historinë e shtetit tim. Duke bllokuar kontaktet dhe takimet me shtetin tim”", u shpreh ai. 

Hahn 'injoron' europarlamentarët grekë
Komisioneri për Zgjerimin Johane Hahn në përgjigje të tij për minoritetet u shpreh se shtetet kanë ligjet por dhe praktikat e tyre sa i përket çështjes së respektimit të të drejtave të minoriteteve;
Të drejtat e minoriteti janë të drejta kyçe për BE. Shoqëritë apo shtetet duhet të zbatojnë të drejtat e minoritete, them se nuk duhet zbatuar thjesht ligji por duhet dhe praktika që ndjekin shtetet. Komunikimi me këtë rajon me Ballkanin Perëndimor shihet që ka një komunikim mes vendeve dhe sa i përket financimeve duhet të ketë financime dhe për qytetarët e thjeshtë. Fondet duhet të shkojnë tek qytetarët tek ata që preken çdo ditë. Duhet të punojmë për të korrigjuar sëbashku. Të them të drejtën, ky fenomen i strukturave lokale që mund të lejë mënjanë”.
Hahn nuk dha pergjigje mbi deklaratat e eurodeputetit grek për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Deputetet greke kritika Shqipërisë 
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social