Eurodeputetja:Protesta e opozitës
nuk duhet të pengojë reformën

Përforcohen zërat e ndërkombëtarëve kundër bojkotit të opozitës. Për eurodeputeten italiane Elly Schlein, protesta nuk duhet të bëhet pengesë për zbatimin e reformës në drejtësi.
 
Për shkak të detyrës si nënkryetare e komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, eurodeputetja Schlein e njeh shumë mirë historinë e konflikteve politike të Shqipërisë.
 
“Çdo formë proteste, përsa kohë është demokratike dhe paqësore, e mbi të gjitha është pjesë e të drejtave të opozitës, është e drejtë. E sigurt është që nuk duam ta shohim këtë gjë që të vërë në rrezik implementimin e shpejtë të reformës në drejtësi që u votua verën e kaluar, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë por edhe partnerëve europianë. Kjo gjë na ndihmon dhe neve, miqve të Shqipërisë që të shtyjmë përpara procesin e integrimit. Është përgjegjësia e deputetëve për të çuar përpara punimet e Parlamentit dhe për të ringritur besimin e qytetarëve është e rëndësishme që të theksohet rëndësia e institucioneve demokratike, siç Parlamenti sigurisht është”, deklaron Schlein.
 
Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, eurodeputetja italiane thekson se duhet një dialog konstruktiv mes palëve dhe se në fund u takon atyre të vendosin.
 
“Unë shpresoj që zgjedhjet të mbahen, por nuk na takon neve që ta vendosim këtë gjë. Përsa më përket mua, nuk e shoh këtë domosdoshmëri, por nëse palët do të bien dakord është e drejtë e tyre. E rëndësishme është që të jepet një sinjal dhe të shkohet në votime”, thotë Schlein.
 
Për të, me rëndësi është që të zbatohen dhe disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.
 
“Shpresojmë gjithashtu që përpara zgjedhjeve të cilat janë një moment kryesor në jetën demokratike të çdo vendi, të arrihet në kohë që të merren në konsideratë disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR që janë bërë. Sigurisht që koha nuk premton, por besoj se nëse do ishte mundësia për një dialog politik konstruktiv, siç ishte shembulli i votimit të reformës në drejtësi, mund të arrihet diçka, të paktën mbi transparencën e financimeve të partive ose për rregullimin e hapësirës mediatike”, shton Schlein.
/ Top Channel.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë