Eurodeputetja qipriote në
Tiranë:Gjendem mes Vorioepirit

Eurodeputetja qipriote në<br />Tiranë:Gjendem mes Vorioepirit
TIRANE-“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”. Kështu u shpreh deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në takimin “Jo grabitjes së pronave, pro  zhvillimit dhe integrimit në BE” organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe Bashkimi himariot i Athinës.

Teksa thekson se po përcjell mesazhin e shpresës, luftës dhe fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri. Eleni Theocharous duke zhvendosur kërcënimet greke nga PE në Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të bëjnë duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot thekson:

“Që atëhere kur kemi formuar frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrimit të mbrojmë të gjitha të drejtat e vorioepirit. Greqizmi i voriepirit do ishte ok nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe irredentizmit të myslimanëve.”.

Eurodeputetja greke Eleni Theocharous tha se Shqipëria duhet të lejojë të drejtën e shprehjes,  të drejtën e qarkullimit të librave. Ndërsa shtoi se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë ndaj asnjë shqetësim nga shqiptarët nuk është  i justifikuar.

"Greqia u nxitua me OK per integrimin e Shqiperise"
Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous thotë se Greqia kështë nxituar në miratimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një takim me shoqatat himarjote, ku merrnin pjesë dhe dhe putetë grekë, të zhvilluar në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, Theocharous tha se në Shqipëri vërehen nivele shumë të lartë kriminaliteti e korrupsioni, por edhe shkelje e të drejtave të njeriut.

“Mendoj se Greqia është nxituar që ka qenë pro nisjes së procedurave të integrimit të shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që në vend shënohen nivele shumë të larta korrupsioni, shtyp liritë e shprehjes e të mendimit, ushtron presion ndaj minoriteteve dhe të drejtave që ata kanë, dhe bëhet një vegël e Turqisë duke u hapur rrugë shkollave islamike në turqi. Integrimi nuk mund të reralizohet nëse nuk mbrohen të drejtat e njeriut dhe nuk garantohet shteti i së drejtës”, u shpreh eurodeputetja qipriote. 

Deklaratat e Eleni Theocharous u bënë gjatë Konferencës me temë “Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE” organizuar nga PBDNJ, Organizata Omonia, Aleanca për mbrojtjen e pronës së bregdetit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe Bashkimi himariot i Athinës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai