Euroderbi 2-2, Partizani shuan 
 shpresat e Tiranës për titullin

Euroderbi 2-2, Partizani shuan <br /> shpresat e Tiranës për titullin
Mbyllet në barazim 2-2 derbi i “çmendur” i 142 në historinë e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Derbi nuk kishte fitues në fushë, por në tribunë, aty ku spektaklin e vërtetë e dhuruan mbi 10 mijë tifozë që ishin të pranishëm në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Barazimi nxjerr nga gara për titullin kampion ekipin e Tiranës, pasi mbetet në kuotën e 67 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu udhëheq me 72 dhe do të jetë shumë e vështirë të lëshojë vendin e parë edhe nëse gabon në ndeshjen direkte javën që vjen përballë bardhebluve.

Tirana e kishte në dorë lojën, pasi kaloi e para në avantazh me Bakaj duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi, por në pjesën e dytë pësoi fillimisht me Fazliun dhe më pas me Mazrekajn. Megjithatë falë golit të Bakajt nuk doli e mundur.

Ndërsa Partizani është fituesi moral i derbit, pasi del i pamposhtur asnjëherë këtë edicion nga Tirana, dy e mundur dy herë dhe barazuar po kaq. Tirana nuk arriti që të mundte asnjëherë të kuqtë këtë edicion. Tashmë synimi i dy ekipeve do të pjesëmarrja në Europa League, pasi në garën për titull dhe Kupë dështuan.

Deklaratat pas ndeshjes

Magani: Barazimi, negativ
Pas ndeshjes trajneri i Tiranës, Magani deklaroi se fati ishte me Partizanin. “Merituam ta fitonin ndeshjen, pasi luajtëm më mirë se Partizani, barazimi është rezultat negativ për Tiranën.

Fati ishte me Partizanin, nuk mund të them asgjë për gjykimin, pasi gjyqtari e mbajti drejt, jo si ndeshjet e para derbi.

Megjithatë tashmë do të shikojmë të kualifikohemi në Kupat e Europës dhe mendoj se nuk do t’i rrezikojmë.

Jam krenar për këtë skuadër dhe atë që kemi arritur këtë edicion, pasi rruga ka qenë e vështirë, shumë ndeshje i kemi luajtur jashtë fushe” deklaroi ai.

Duro: Arbitri na mohoi fitoren
Tekniku i Partizanit ‘qan’ barazimin ndaj Tiranës për faj të arbitrit, pasi sipas tij goli i dytë i Bakajt ishte në pozicion jashtë loje. “E rëndësishme është që Skënderbeu është pranë titullit kampion. Ky nuk ishte objektivi ynë, por duke para mënyrën sesi shkuan gjërat, më mirë Skënderbeu se Tirana.

Përsa i përket ndeshjes mendoj se meritonim që ta fitonim ndeshjen, pasi goli i barazimit i Tiranës nga Bakaj ishte në pozicion jashtë loje. Objektivi ynë tashmë është kualifikimi në Europa League. Nuk dua të komentoj konfliktin me Bakaj, më vjen keq që ndërhyn, pasi ka qenë ish lojtari im” deklaroi Duro.

Radiografia e derbit Partizani-Tirana

Pjesa e dytë/ Partizani-Tirana 2-2
Spektakël, emocione dhe baraspeshë në derbin e 142 të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Golit të Elis Bakajt në pjesën e parë i është përgjigjur Astrit Fazliu në pjesën e dytë duke shpërthyer në festë mbi 10 mijë tifozë të kuq që kanë mbushur stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
tirana
Aksioni i golit ishte perfekt për të kuqtë, Mazrekaj ishte deciviz me pasimin e saktë në zonë për Astrit Fazliun në të 57', i cili godet bukur me kokë duke dërguar topin fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Pas golit Partizani është me qetë psikologjikisht dhe i saktë. Në të 71′ kundërsulmon dhe humbet një rast të mirë për të kaluar në avantazh.
tirana
Një kombinim i bukur mes Fazliut dhe Mazrekajt në fund finalizohet gabimisht nga Batha që dërgon topin mbi tranversë.
tirana
Minutat e mira të Partizanit u shpërblyen me një euro gol të realizuar nga Mazrekaj. Lojtari nga Kosova në minutën e 83 realizon një goditje dënimi perfekte nga e majta duke turpëruar portierin e Tiranës, Bakaj që nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shikojë klasin e kundërshtarit.
tirana
Por, avantazhi zgjati vetëm 1 minutë, pasi euforia dëmton të kuqtë, pasi nga festa rreshtohen gabim në mbrojtje duke pësuar golin e dytë pas një krosimi nga e djathta, ndërsa autori është i njëjtë, Elis Bakaj që vendos barazimin 2-2.
tirana

Pjesa e parë/Partizani-Tirana 0-1
Minuta e 33’ e pjesës së parë të derbit mes Partizanit dhe Tiranës ishte vendimtare për bardheblutë, pasi kaluan në avantazh me Elis Bakajn pas një aksioni model.
tirana
Mesfushori me tipare sulmuesi i Tiranës ishte në kohën dhe vendin e duhur në zonë dhe pas gabimit në zotërimin e topit të portierit Alban Hoxha pas goditjes së Sefës goditi saktë duke ndalur në rrjetë dhe kaluar në epërsi 24 herë kampionët e vendit.
tirana
Goli ngriti në peshë stadiumin kombëtar ku ishin tifozët bardheblu, ndërsa në kampin e kuq u vendos heshtja. Në pjesën e parë të ndeshjes, Partizani kishte disa mundësi për të shënuar. Vlen të theksohet rasti i serbit Racic në minutën e 27.
tirana
Sulmuesi Raçiç jep një pasim të saktë për Vilën, i cili me portën e boshatisur e dërgon jashtë duke humbur një rast të artë.
tirana
Ndërsa minutat e parë ishin mjaft të tensionuara, jo vetëm në fushë mes lojtarëve të Tiranës dhe sulmuesi serb Raçiç, por edhe tifozëve të Partizanit, të cilët në minutën e 5 ndërprenë ndeshjen për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.

Përplasja me serbin
Grindjet mes lojtarëve të Tiranës dhe sulmuesit të Partizanit Raçiç në fushë gjatë lojës kanë kulmuar në përfundim të pjesës së parë në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes.
racic
Mësohet se lojtarët e Tiranës janë përplasur me serbin duke i nxjerrë inatin e fushës, por gjithçka është mbyllur me ndërhyrjen e stafeve respektive.


20:43 Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Trashi, Batha, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Raçiç.

Tirana: Bakaj, Taku, Muça, Curri, Karabeci, Bulku, Kërçiku, Sefa, Kahata, Morina, Bakaj.
 
Gjyqtar:
Lorenc Jemini
Delegat: Lysein Nurishimi
Vëzhgues: Sokol Jareci

 
20: 35 Kandidati për Tiranën
Në stadium për të ndjekur derbin nuk kishin si të mungonin edhe dy kandidatët për bashkinë Erion Veliaj dhe Halim Kosova. Kandidati i PD përmes një statusi në Facebook ka njoftuar pjesëmarrjen pas ftesës që mori nga Fortuzi dhe Kola, dy nga ikonat e bardhebluve.
 kosova
"Me dy miq të mirë, Indrit Fortuzi dhe Agustin Kola, ftesën e të cilëve për të parë së bashku ndeshjen Partizani-Tirana s'mund ta refuzoja. Derbi më i rëndësishëm i futbollit tonë, ku unë shpresoj mbi të gjitha të fitojë gara e bukur e tifozeria qytetare' shprehet Kosova.


20:00 Ekipet gati për nxehjen
Tifozët e dy ekipeve pothuajse janë fitur në stadium. Lojtarët e dy ekipeve zbresin në fushë të bëjnë nxehjen e fundit para startit të ndeshjes në 20:45.
muzaka
muzaka
Për të motivuar bardheblutë në dhomat e zhveshjes është edhe Gjergji Muzaka i dëmtuar.
muzaka
 
19: 30 Futen tifozët në stadium
Kur na ndanë pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes, tifozët e dy ekipeve vazhdojnë që të futen në stadium.
tirana
Tifozët e Partizanit janë më të shumtë në numër, pasi janë ata pritësit e derbit të fundit këtë edicion, por nuk janë të paktë as bardheblutë.
 	tiranatirana
Pritet një koreografi e mrekullueshme nga tifo grupet e dy ekipeve të kryeqytetit.
partizani
partizani
18:10 Meta: Do shkoj në stadium
Kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë një takimi me LRI ka deklaruar se do të jetë në stadium për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe Tiranës. “Do të iki në stadium, pasi luan Tirana dhe Partizani, pasi po mbushen plot edhe kur nuk luan kombëtarja.

Kjo është një gjë shumë e bukur. Kishim debat për orarin e mitingut, pasi shumë prej jush do të shkonin në stadium. Rama përuroi punimet për stadiumin e Shkodrës, e cila e meriton, pasi është ajo që e lindi futbollin.
meta veliaj
Mbështetje e sportit, rruga e duhur për një rini aktive dhe të shëndetshme që përballon me sukses të gjitha sfidat. Besoj se Veliaj do të bëjë shumë herë me tepër për sportin. Këtë mundësi ia jep Veliajt edhe reforma territoriale” deklaroi Meta.
 
18:00 Tirana, stërvitjen e fundit

Ekipi i Tiranës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në hotelin ku janë akomoduar para ndeshjes me Partizanin.
tirabna
Motivimi është maksimal te bardheblutë, pasi nëse kalojnë me sukses të kuqtë do të vazhdojnë garën për titullin kampion në javët e mbetura.
 
17:00 Partizani me tifozët
Pak orë para ndeshjes lojtarët e ekipit të Partizanit kanë gjetur kohën për të bërë foto me disa nga ultrasit e kuq. Pjesë e fotove me tifozët kanë qenë Nexhipi dhe Rrahmani.
partizani
Nexhipi është çelësi i fitores së Partizanit përballë Tiranës, pasi ndeshjet e fundit ka qenë vendimtar.
 
16:30 Rokada te Tirana
Tirana nuk është e qetë, gjë që mund të ndikojë negativisht në derbi, pasi ka një shpërqendrim vëmendje.
gugash magani
Pas derbit në rast humbje te 24 herë kampionët e vendit  pritet që të largohet trajneri Magani dhe të zëvendësohet me një teknik italian dhe të afrohet një aksioner i ri sipas sport ekspres.
 
16:00 Takimi me Presidentin
Presidenti Refik Halili takon skuadrën në hotelin ku janë grumbulluar bardheblute. Motivim special për të fituar derbin. "Fitoren ua kemi borxh tifozëve.
partizani
Derbin e marrim ne" është shprehur Halili. Burime nga kampi bardhebu shprehen se presidenti ka vendosur një premio të majme në rast fitoreje.

Atmosfera
Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” sonte pritet që të jetë i tejmbushur si radhë herë plot e përplot, pasi është derbi i fundit i edicionit dhe rivaliteti nga viti në vit rritet akoma më shumë, aq më tepër që dy ekipet po synojnë që të rikthejnë titullin në kryeqytet pas shumë vitesh mungesë.
derbi
Biletat janë shitur të gjitha për ndeshjen e sotme, mbi 10 mijë duke premtuar spektakël ndoshta në tribunë më shumë se në fushë. Pasi vitet e fundit cilësia ka qenë më e lartë në tribunë.
 
Orari
Fakti që drejtuesit e dy ekipeve zgjodhën orarin 20:45 duket si një ndeshje Championsi. Vëmendja e gjithë kryeqytetit do të jetë e përqendruar maksimalisht në një sfidë të tillë.
derbi
Edhe nga kampionatet elitare në Europë nuk ka shumë konkurrencë duke bërë që sytë dhe veshët e të gjithëve të jenë drejtuar nga “Qemal Stafa”.
 
Statistika
Dy rivalët janë përballur 141 herë në historinë e futbollit shqiptar, me bilancin që anon nga ana e të kuqve.
tirana partizani
Partizani kanë regjistruar 56 fitore, 43 u përkasin bardhebluve ndërsa 42 sfida të tjera në barazim.
 
Mungesat

Tirana do të jetë e dëmtuara e madhe, pasi nuk do të ketë në fushë për ndeshjen e sotme Gjergji Muzakën, i cili nuk është rikuperuar pas dëmtimit që pësoi pak javë më parë.
muzaka
Duke parë mungesën e Muzakës, bardheblutë vendosën që të shlyenin gjysmën e dënimit duke paguar gjobën për Ndikumanën.
 

 
Formacionet e mundshme:
Partiznai: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Trashi, Batha, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Raçiç. Tr: Sh. Duro
bakaj
Tirana: Bakaj, Taku, Muça, Curri, Ristevski, Karabeci, Bulku, Kërçiku, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Tr: G. Magani
 
Masat e policisë
Nga ora 17:30 pasi të jetë bërë zhvendosja e automjeteve të parkuara në sheshin Italia dhe përreth Stadiumit “Qemal Stafa”, do të bllokohet qarkullimi në të gjitha segmentet rrugore që kufizohen me Stadiumin “ Qemal Stafa”
policia
Bllokim segmenti do te ketë në hyrje të Hotel “Sheraton’’, në sheshin “Italia”, nuk do të lejohen parkimet, bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me

stadiumin “Qemal Stafa’’, në rrugën “Lekë Dukagjini” me rrugën “Themistokli Gërmenji’, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, në rrugën “Faik Konica”, në rrugën “Dervish Hima”, rruga “Papa Gjonali II”.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë