Takimi i eurogrupit mes ministrave e eurozonës ka rezultuar pozitiv duke rënë dakord për t’i dhënë Greqisë këstin prej 26 miliard eurosh në kuadër të planit të tretë të shpëtimit.
President i eurogrupit Diselbloem pas takimit tha se depozitat greke janë të sigurta ndërsa shuma e përgjithshme për planin e shpëtimit do të shkojë deri në 86 miliardë euro, kredi e cila do të lëvrohet pas shqyrtimit të progresit të reformave të nddërmarra nga Tsipras.
Shuma e parë do të lëvrohet me 19 gusht dhe do të jetë 16 miliardë euro. Ky këst do të shërbejë për të paguar bonot në Bankën Qendrore Euriopiane më 20 gusht. Nga 86 miliardë euro, 25 miliardë do të përdoren për rikapitalizimin e bankave greke.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com