Europa heton torturuesit e regjimit të Assadit

Europa heton torturuesit e regjimit të Assadit

Më shumë se 1,2 milionë dokumenta sekrete të aparatit sirian të sigurimit të shtetit kanë rënë në duart e organizatave jo qeveritare në Perëndim. Dokumentat janë të zyrave të shërbimit sekret shtetëror, që gjatë luftës ranë nën kontrollin e opozitarëve sirianë. Organizatat joqeveritare i nxorrën ato kontrabandë nga Siria. "Qendra siriane për drejtësi dhe përgjegjësi", SJAC, me qendër në Uashington, ka publikuar paraprakisht një analizë të dokumentave, sipas të cilës përgjegjësia politike për torturat e kryera në fillim të protestave kritike ndaj qeverisë më 2011 shkon deri tek majat e shtetit sirian.

"Për herë të parë në historinë e Sirisë do të publikohen tani dëshmi që tregojnë për përfshirjen e niveleve të larta të qeverisë siriane," thotë drejtori i SJAC, Mohammad Al Abdallah. Organizata e tij zotëron më shumë se 480 mijë faqe dokumentash të aparatit sirian të sigurimit, analiza e të cilave u botua ditën e martë në një raport të quajtur "Ëalls Have Ears" (Muret kanë veshë). Pjesa më e madhe e dokumentave janë të vitit 2013 nga Tabka dhe Al Rakka, si dhe të vitit 2015 nga Idlib, kur forcat siriane të sigurisë ishin dëbuar prej andej.


Ëilliam Ëiley, CIJA

Listë me emra për përndjekjen e kundërshtarëve të qeverisë

Studimi tregon për "proceset vendimmarrëse në sektorët sirianë të shërbimit sekret, shkeljen serioze të të drejtave të njeriut, por edhe se si këto shërbime sekrete patën vënë nën kontroll çdo sektor të jetës së përditshme në Siri", thuhet në raportin që tregon se si shërbimet sekrete siriane patën përpiluar që në vitin 2011 lista me emrat e kundërshtarëve të qeverisë. Në një letër të datës 13 qershor 2011, drejtori i shërbimit politik sekret i bën thirrje të gjithë drejtuesve të sektorëve që "brenda 24 orëve" të sjellin të gjitha informacionet për protagonistët e protestave kundër Assadit. Shumë prej tyre u arrestuan dhe në fund u torturuan. Këtë e tregojnë edhe 26 mijë fotografitë, që një ish-fotograf i policisë ushtarake siriane ka mundur të nxjerrë me ndihmën e francezëve dhe t' i verë në dispozicion të hetuesve dhe prokurorisë në shumë vende europiane, përfshirë Gjermaninë, për t' i përdorur si bazë për hetimet.

Dëshmi për hapje padie kundër Asadit

Dokumentat e shumta ruhen në një fondacion me qendër në Europë, të shfaqur rrallë në publik, në "Komisionin për drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare", të regjistruar në Hollandë, i cili ka nxjerrë nga Siria fshehurazi pas fillimit të luftës më shumë se 800 mijë dokumenta, që analizohen tani nga dhjetëra analistë për të gjetur veprat e dënueshme. Fondacioni përkrahet financiarisht nga shumë qeveri europiane, mes të cilave Britania e Madhe dhe Gjermania.


Organigram që tregon zinxhirin e dhënies së urdhërave për tortura kundër opozitarëve


Në tavolinën e drejtorit të fondacionit, William Wiley, ndodhet një organigram i përpiluar nga hetuesit. Ai tregon për zinxhirin e dhënies së urdhërave nga shërbimi sekret sirian dhe filialet e tij në qytete dhe provinca të veçanta të vendit, zinxhir që përfshin të ashtuquajturën "Njësi Qendrore për Menaxhimin e Krizës" ("Central Crisis Management Cell"), të krijuar nga partia socialiste Baath e Sirisë. Në krye të zinxhirit ndodhet presidenti i vendit, Bashar al-Asad. Ëiley ka qenë më parë prokuror i OKB në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin e Ruandës në Hagë. Kur ai hetoi për rrethimin e Sarajevës nga ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karadzic, nuk pati asnjë doument. Sot situata ka ndryshuar. Ëiley flet për një protokoll të një takimi të "njësisë qëndrore të menaxhimit" të datës 5 gusht 2011, në të cilin njerëz të lartë të shtetit sirian kanë urdhëruar "bastisje të përditshme kundër organizatorëve të protestave" dhe kundër "atyre që dëmtojnë imazhin e Sirisë në mediat e huaja".

Urdhëra për përndjekjen e opozitës

Nëse do që të kuptosh se si kanë vdekur mijëra viktima të torturës në Siri, duhet filluar "me këtë dokument", thotë Wley në një bisedë me Deutsche Wellen. "Në shumë raste bëhej fjalë për njerëz krejt normalë, që nuk kanë qenë të angazhuar politikisht por që mund të kenë njohur dikë që ka qenë aktiv në politikën e opozitës". Ish hetuesi i OKB, është i bindur se dokumentat mjaftojnë për të dërguar në një gjykatë ndërkombëtare presidentin Assad dhe për ta akuzuar për krime kundër njerëzimit, nëse Assadit i kërkohet nga aleatët e tij që të shkojë në ekzil. "Ne kemi shembujt si ai i Laurent Gagbos, ish presidentit të Bregut të Fildishtë i cili dha dorëheqjen dhe përfundoi në Hagë. Ose Charles Taylor, ish presidentit të Liberisë i cili përfundoi direkt nga ekzili në burg".


Drejtor i SJAC, Mohammad Al Abdallah

Ai beson se presidenti sirian Assad do të ketë të njëjtin fat: "Dëshmitë për përfshirjen e presidentit Assad në krime të shëmtuara lufte dhe krime kundër njerëzimit janë të tilla që nuk mund të vihen në dyshim." Padija do të bazohej në dokumenta të aparatit sirian të sigurisë. Që tani ato shërbejnë si bazë për shumë akuza të ngritura në Europë për krime kundër njerëzimit. Policia arrestoi në Francë në fillim të viti, një ish-punonjës të shërbimit sekret, Gjermania dy të tjerë, mes të cilëve Anëar R. në Berlin, i cili ndodhet nën hetim. Prokuroria e Përgjithshme gjermane e akuzon atë të jetë përgjegjës për torturat e kryera nga një sektor i shërbimit sekret në Damask. Ëiley thotë për Deutsche Wellen se prokurorët e Europës janë duke zhvilluar hetime kundër 12 personave të rangut të lartë, që japë përgjegjës për tortura siç është Anëar. R. "Në Europë mund të ketë edhe persona të tjerë. Por e sigurt është se shumë të tjerë ndodhen në Siri. Në Turqi ose diku tjetër në Lindjen e Mesme." Ai është i bindur se vitet e ardhshme në Europë do të ketë gjithnjë e më shumë procese gjyqësore kundër dorasve të regjimit sirian të torturës./DW/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen