Futbolli europian këtë vit vërtet që flet shumë pak anglisht, madje dhe ato pak "fjalë" janë në zhdukje. Në Champions League, Arsenal është eliminuar tashmë ndërsa Chelsea është me një "këmbë në varr".

Në Europa League, gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë për anglezet si City dhe Manchester United. Këto ekipe rrezikojnë të lënë turneun pas humbjeve në ndeshjet e para ndaj Sporting Lisbona dhe Athletic Bilbao.

Dicka mund të ndryshojë nëse Chelsea bën mrekullinë ndaj Napolit duke përmbysur humbjen 3-1 por sipas specialistëve kjo ka pak gjasa të ndodhë. ndryshimet kanë nisur dhe futbolli europian është drejt roformatimit...me anglezët në plan të dytë.