Kukësi do të përballet me Karabakun e Ansi Agollit në turin e tretë të Champions League nëse kalon moldavët e Sherif Tiraspolit.
UEFA ka hedhur sot shortin e turit të tretë kualifikues të Champions ku edhe kampionët e Shqipërisë Kukësi ka mësuar kundërshtarin e radhës nëse kalon më tej.
Kukësi e humbi ndeshjen e parë ndaj Sherfi Tiraspol por nëse e kthen rezultatin dhe kalon më tej do të gjejë përballë Karabakun.
Skuadra nga Azerbajxhani ku luan prej vitesh edhe Agolli është favoritja për të kaluar më tej pasi ndeshjen e parë e kanë fituar 5-0 ndaj Samtredia të Gjeorgjisë.
Ndeshjet e para të turit të tretë do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik.
Shamrok Rovers ose Mllada Boleslav janë kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut në turin e tretë të Europa League gjithmonë nëse korçarët kalojnë më tej.Skënderbeu barazoi në ndeshjen e parë me Kairat dhe është favorit për të vijuar më tej.
Nëse kalon do përballet me fituesen e çiftit Shamrok Rovers të Irlandës –Mllada Boleslav të Çekisë me çekët favorit pasi kanë fituar ndeshjen e parë.
Redaksia Online
E. /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

mësojnë rivalët e mundshëm">