Tirana është mundur në shtëpi nga Maccabi i Tel Avivi me rezultatin e thellë 3 me 0, duke i çuar në 5:0 shifrat e disfatës në dy ndeshjet ndaj ekipit izraelit.
Në vazhdën e kualifikimeve për turnin tjetër të Europa League, Tirana nuk arriti të tregoj forcë ndaj kundërshtarit.
Në pjesën e parë, bardheblutë bënë një paraqitje të mirë, por pa mundur të gjej rrugën e rrjetës.
E sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari i Tiranës, Yunus Sentamu, pas një ndërhyrje të gabuar ,ndëshkohet me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë ekipin e tij.
Pas këtij momenti, loja e Tiranës bie dhe izraelitët fitojnë terren.
Golat e Maccabit u shënuan nga Schoenfeld në minutën e 50, në 86 Itazhaki, ndërsa golin e fundit e shënuan në të 86 minutë me autor Rikan.
Izraelitët fituan të drejtën e vazhdimit për në fazën e dytë, ndërsa Tiranës si mbetet gjë tjetër për post Kategorisë së Parë.
Tirana është mundur dhe takimin e parë në Tel Aviv nga izraelitët me rezultatin 2 me 0.
Bardheblutë i japin kështu lamtumirë Europa League, ndërsa vëmendja e tyre tashmë do përqendrohet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com