Europa League zhvilloi të enjten dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Nottinghami fitoi 1-0 kundër Aston Villas në derbin anglez, ndërsa Braga mposhti 2-1 gjermanët e Freiburgut. Skuadrat kanë lënë gjithçka të hapur për gjysmëfinalet e kthimit të cilat do të zhvillohen më 7 maj, aty ku do mësohet çifti finalist për këtë kompeticion.

Në 'City Ground', vendasit e Nottinghamit fituan 1-0 kundër Aston Villas duke befasuar këta të fundit. Derbi anglez u vendos nga goli i Chris Wood në minutën e 71-të nga pika e bardhë e 11 metërshit. Aston Villa shpreson te përmbysja në ndeshjen e kthimit.

Në Portugali, Braga fitoi 2-1 kundër Freiburgut në një ndeshje me shumë raste. Vendasit zhbllokuan ndeshjen pas tetë minutash lojë me golin e Demir Tiknaz, teksa Vincenzo Grifo barazoi në minutën e 16-të. Braga gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit me Zalazar në fundin e pjesës së parë, teksa golin e fitores e shënoi Mario Dorgeles në fundin e ndeshjes, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Bragës.

Më 7 maj do të zhvillohen ndeshjet e kthimit mes dy çifteve, për të mësuar dy skuadrat finaliste të Europa League.

Europa League, ndeshjet gjysmëfinale:

E enjte, 30 prill 2026 - 21:00

Braga 2-1 Freiburg

Nottingham 1-0 Aston Villa